Parku i liqenit artificial të Tiranës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Tirana lake3.jpg

Parku i Liqenit Artificial, i quajtur dikur Stanet e Gogëve, pasi ishin stane bagëtish të mbajtura nga vllehët e Tiranës (gjithashtu të quajtur "gogë"), apo Kodrat e Shën Prokopit, meqenëse aty ndodhej edhe kisha ortodokse me të njëjtin emër, është një park i madh në jug të kryeqytetit, i ndërtuar në këtë vend në vitet 1950. Liqeni artificial është i përshtatshem si për peshkim ashtu edhe për not. Liqeni është ndërtuar në vitin 1955 me punë vullnetare duke shfrytëzuar disa prurje ujore të zonës. Në 1957 arkitektja Valentina Pistoli dha idetë për të gjithë kompleksin e kodrave të liqenit si dhe veprat e artit në të. Projekti u ndoq nga një grup inxhinierësh bullgarë të kryesuar nga arkitekti Zheko Zhikov në 1961.[1]

Histori[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Parku u ndërtua mbi një hapësirë gjelbëruar ku kullosnin dikur kafshët e familjeve vllehe të Tiranës. Në brendësi të parkut ndodhet memoriali i 45 ushtarëve britanikë të rënë gjatë Luftës së dytë botërore, si dhe varret monumentale dhe simbolike të vëllezërve Frashëri (Rilindas të shekullit 19), dhe të Faik Konicës. Në parkun e madh ndodhet dhe kompleksi i pishinave të Tiranës. Trupi i Faik Konicës u soll në Shqipëri nga USA në vitin 1998. Në brendësi të parkut të madh ndodhet edhe një amfiteatër, i quajtur Teatri i Hapur i Tiranës, i ndërtuar brenda parkut në 1974 ku zhvillohen aktivitete të ndryshme kulturore, kryesisht gjatë periudhës së verës.

Një digë rreth 400 m e pengon ujin që të vërshojë drejt Tiranës. Mbi digë ndodhet një rrugë mbi të cilën ecin vetëm këmbësorë. Në fundin perëndimorë të digës ndodhet i vetmi park zoologjik i Shqipërisë dhe pak kilometra më larg Kopshti Botanik i Tiranës.

Referenca[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Websajti Zyrtar (Bashkia e Tiranes). "Teatri i Hapur (Amfiteatri)". Marrë më 31 May 2018. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Literatura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]