Jump to content

Parku i Tiranës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Perspektivë nga shëtitorja mbi digë

Parku i Tiranës ose Parku i Liqenit Artificial është një park i madh në jug të Tiranës, i ndërtuar në vitet 1950.Ky park vizitohet shume nga te huajt

Perëndimi në liqenin e Tiranës

Parku dikur ishte një pyll i rralluar. Njihej si Stanet e Gogëve, pasi ishin stane bagëtish të mbajtura nga vllehët, apo "gogët" në gjuhën popullore. Një tjetër emërtim ishte Kodrat e Shën Prokopit, meqenëse aty ndodhej edhe kisha ortodokse me të njëjtin emër.

Parku u ndërtua mbi një hapësirë gjelbëruar ku kullosnin dikur kafshët e familjeve vllehe të Tiranës.

Liqeni është ndërtuar në vitin 1955 me punë vullnetare duke shfrytëzuar disa prurje ujore të zonës. Në 1957 arkitektja Valentina Pistoli dha idetë për të gjithë kompleksin e kodrave të liqenit si dhe veprat e artit në të. Projekti u ndoq nga një grup inxhinierësh bullgarë të kryesuar nga arkitekti Zheko Zhikov në 1961.[1]

Në brendësi të parkut ndodhet memoriali i 45 ushtarëve britanikë të rënë gjatë Luftës së dytë botërore, si dhe varret monumentale dhe simbolike të vëllezërve Frashëri (Rilindas të shekullit 19), dhe të Faik Konicës. Në parkun e madh ndodhet dhe kompleksi i pishinave të Tiranës. Trupi i Faik Konicës u soll në Shqipëri nga USA në vitin 1998. Në brendësi të parkut të madh ndodhet edhe një amfiteatër, i quajtur Teatri i Hapur i Tiranës, i ndërtuar brenda parkut në 1974 ku zhvillohen aktivitete të ndryshme kulturore, kryesisht gjatë periudhës së verës.

Një digë rreth 400 m e pengon ujin që të vërshojë drejt Tiranës. Mbi digë ndodhet një rrugë mbi të cilën ecin vetëm këmbësorë. Në fundin perëndimorë të digës ndodhet i vetmi park zoologjik i Shqipërisë dhe pak kilometra më larg Kopshti Botanik i Tiranës.

Tkurrja e sipërfaqes

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pjesa lindore e Parkut zgjatej deri te spitali "Shefqet Ndroqi". Midis rruges së Elbasanit dhe spitali, parku është shpyllëzuar me kalimin e kohës dhe janë ndërtuar kryesisht iliegalisht shtëpi private.[2]

Skajet e parkut janë prekur vazhdimisht për t'u bërë vend ndërtimeve të reja dhe sidomos disa-katëshe në veri të parkut.

  1. ^ Websajti Zyrtar (Bashkia e Tiranes). "Teatri i Hapur (Amfiteatri)". Marrë më 31 maj 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Zaptimi i Liqenit Artificial, si u shtuan ndërtimet dhe katet e pallateve në 30 vite".