Kulla e Sahatit, Tiranë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kulla e Sahatit (Tiranë)
Kulla e Sahatit
LlojiArkitekture
VendndodhjaTiranë, Shqipëri
Koordinatat19°49′11″N 41°19′40″E / 19.819647°N 41.327717°E / 19.819647; 41.327717
Ndërtuarnë shekullin XIX midis viteve 1822-1840
Organi drejtuesDRKK Tirane
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore
LlojiNën mbrojtje
KriteretI
Përcaktuar609 (24.05.1948.)
Nr. i referencësTR088
TipologjiaVendstrehim
Kulla e Sahatit, Tiranë is located in Earth
Kulla e Sahatit, Tiranë (Earth)

Kulla e Sahatit e Tiranës është ndërtuar në shekullin e XIX midis viteve 1822-1840 nga Haxhi Etëhem bej Mollaj së bashku me Xhaminë e Et'hem Beut.[1]

Kulla e Sahatit të Tiranës është monument kulture i kategorisë së I, shpallur me Ligjin nr. 609, datë 24 maj 1948[1]. Ka 90 shkallë në formë spiraleje. Është 35 metra e lartë dhe deri në vitin 1970 ka qenë ndërtesa më e lartë e kryeqytetit. Fillimisht kishte një kambanë të sjellë nga Venediku e cila binte për çdo orë. Kupola e vendosur në majë i jep asaj një arkitekturë të tipit San Marko.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ai është ndërtuar në Perandorinë Osmane nga djali i Molla Mehmet beut. Në vitin 1928 Bashkia e Tiranës bleu një orë nga Gjermania. Kjo orë u shkatërrua gjatë luftës së Dytë Botërore dhe u zëvendësua në vitin 1946 me orën e sjellë nga kisha e Shkodrës, e cila kishte shifra romake. Ora e sotme është vendosur në vitin 1970. Kulla e Sahatit është e hapur për turistët që prej vitit 1996. Ajo është gjithashtu simbol i emblemës së Bashkisë së Tiranës. Ne vitin 2009-2010 afer festave kulla e sahatit do te pastrohet nga brenda dhe nga jashte do te behet me pllaka mermeri.

Galeria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b "Kulla e Sahatit". imk.gov.al. Instituti i Monumenteve të Kulturës. Marrë më 25 nëntor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]