Shko te përmbajtja

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave

(Ridrejtuar nga Arkivi i Shtetit Shqiptar)
Logoja e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave

41°20′8″N 19°48′46″E / 41.33556°N 19.81278°E / 41.33556; 19.81278Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) është një institucion shtetëror në kuadër të Qeverisë së Shqipërisë që është përgjegjës për organizimin, grumbullimin, ruajtjen dhe shërbimin e arkivit së dokumenteve me interes të historisë së Shqipërisë. Dokumentet që i përmban datojnë më së largu deri në shekullin VI.[nevojitet citimi] Ai është një rrjet që organizon instituticione të ndryshme si Arkivin Qendror të Filmit, atë të Drejtësisë dhe të tjera arkiva publike.[1] Ai u themelua më 8 qershor 1949 si Arkivi Qendror Shtetëror (AQSH), dhe u inkorporua si pjesë e DPA-së në 1962 pasi u shkëput nga Ministria e Punëve të Brendshme.[2][3] DPA ka salla studimore në Maqedoni të Veriut,[4] Kosovë, Greqi, dhe Itali jugore, ku këto dokumente mund të qasen edhe jashtë shtetit si pjesë e përpjekjeve për digjitalizimin e arkivës shqiptare.[2]

Fillet e një arkivi shtetëror gjenden më së largu në vitin 1932 sipas një projektligji të Këshillit të Naltë të Shtetit. Eskalimi i Luftës së Dytë Botërore ngadalësoi zhvillimin e një arkivi për afro 15 vjet, deri në zhvillimin e një "arkivi dokumentar të studimit" në 1947.[5]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. "Organizimi i Rrjetit Arkivor". Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave. Marrë më 2025-12-22.
  2. 1 2 Kajtazi, Artan (2023-06-08). "74 vjet më parë u themelua Arkivi i Shtetit Shqiptar". Shqip.com. Marrë më 2025-12-22.
  3. "Pasura e Arkivit të Shtetit". TV Klan. 2000-10-16. Marrë më 2025-12-22.
  4. "Arkiva e Shqipërisë edhe në Maqedoni, në Shkup hapet Këndi Arkivor". Gazeta Express. 22 nëntor 2020. Marrë më 2025-12-22.
  5. S., K.; E., R. (2021-06-09). "72-vjetori i Arkivit Qendror Shtetëror". Agjencia Telegrafike Shqiptare. Arkivuar nga origjinali më 9 qershor 2021. Marrë më 2025-12-22.