Tyrbja e Kapllan Pashës
Tyrbia e Kapllan Pashës | |
---|---|
![]() Varri i Kapllan Pashës në Tiranë, pas restaurimit | |
Lloji | Arkitekture |
Vendndodhja | Rrethi i Tiranës, Qarku i Tiranës, Shqipëri |
Koordinatat | 41°19′40″V 19°49′18″L / 41.327778°V 19.821667°LKoordinatat: 41°19′40″V 19°49′18″L / 41.327778°V 19.821667°L |
Ndërtuar | 1820-1830 /XIX |
Organi drejtues | DRKK Durrës |
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Kriteret | I |
Përcaktuar | 5864874 |
Nr. i referencës | TR142 |
Tipologjia | Varr Monumental |
Tyrbja e Kapllan Pashës është një varr monumental i administratorit te Tiranes gjatë periudhës osmane, Kapllan Pashës. Tyrbja është ndërtuar në fillim të shekullit XIX, dhe është një monument i trashëgimisë kulturore i kategorisë I-rë [1][2].
Pershkrimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Feudalët e mëdhenj e bënë zakon të ndërtonin tyrbe ndër të cilat sot qëndron në këmbë është ajo (varri monumental) i Kapllan Pashë Toptanit vdekur në 1819. Dikur ajo qëndronte përballë tyrbes së Sylejman Pashë Bargjini dhe Xhamisë së Vjetër, sot përballë monumentit të luftëtarit të panjohur. Ajo është në formë tetëkëndëshi, mjaft interesant për kolonat monolitike, për kapitelet e stilizuara korintike dhe për tetë harqet e dekoruara me nga një gjethe akanthi të stilizuar në reliev, njëri prej të cilëve përmban mbishkrimin që flet për Kapllan Toptanin, por që sot është i palexueshëm (me përjashtim të datës 1326 ‘h). Është një tyrbe e hapur, pa çati dhe pa kube.
Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- ^ "Religious buildings with the "Culture Monument" status". Republic of Albania National Committee for Cult. Marrë më tetor 28, 2010. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ TYRBJA E KAPLLAN PASHËS, TIRANË (PDF), Tiranë, Shqipëri: Instituti i Monumenteve të Kulturës, arkivuar nga origjinali origjinali (PDF) më 4 janar 2016, marrë më 4 janar 2016 Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!)