Ndotja e ajrit
Ndotja e ajrit (apo ndotja atmosferike) është një lloj i ndotjes i karakterizuar nga një ndryshim i nivelit të cilësisë së pastërtisë së ajrit.
Degradimi i ajrit zakonisht është rezultat i kombinimit të një kokteji ndotës i cili përbëhet nga grimcat (organike ose inorganike), apo substanca të tjera[1] që përfshijnë ndër të tjera edhe gazet (si dioksidi i karbonit, monoksidi i karbonit, dioksidi i sulfurit, oksidet e nitratit, metani dhe klorfluorkarboni) tek të cilat shkalla e përqendrimit dhe zgjatja e pranisë është e mjaftueshme për të prodhuar një efekt toksik apo ekotoksik. Mund të shkaktojë sëmundje, alergji, madje dhe vdekje njerëzish; gjithashtu mund të shkaktojë dëme në organizmat e tjera të gjalla si kafshët dhe prodhimet ushqimore, dhe mund të dëmtojë mjedisin natyral ose të ndërtuar. Si aktiviteti njerëzor, ashtu dhe proceset natyale, mund të prodhojnë ndotje ajri.
Ndotja e ajrit shtëpiak dhe cilësia e keqe e ajrit urban listohen si dy nga problemet më të këqija të ndotjes toksike në raportin Vendet më të Ndotura të Botës të vitit 2018 të Institutit Blacksmith. Ndotja e ajrit të jashtëm shkakton 2.1 deri në 4.21 milionë vdekje të parakohshme çdo vit.
Organiza botërore e shëndetësisë (OBSH) e konsideronte përgjegjëse në vitin 2012 për afro 7 milionë vdekjeve të parakohshme në vit, sidomos në vendet me nivel të ulët dhe të mesëm të të ardhurave, veçanërisht në Azi,[1] , më shumë se gjysma e tyre kanë ndodhur për shkak të ndotjes së brendshme (shtëpiake, sidomos në kuzhinë nga stufat me qymyr, dru apo lëndën djegëse biomasë ), dhe gati gjysma nga ndotja jashtme .
Kombet e bashkuara kanë caktuar në vitin 1979, Konventën ndërkufitare mbi ndotjen e ajrit në distancë të gjatë. OBSH vlerëson se ulja e shkallës së grimcave ajrore nga 70 deri në 20 µg⋅m−3 do të ulë vdekshmëritë e shkaktuara nga ndotja e ajrit prej 15%.
Shënime dhe Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- ^ a b 7 milionë vdekje të parakohshme në vjet, në faqen e OBSH, 25 mars 2014