Jump to content

Ndrek Gjergji

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ndrek Gjergji është këngëtar i njohur i muzikës qytetare shkodrane me origjinë nga Mirdita. Përfaqësues ndër më virtuozët e jareve, Ndreka ka interpretuar së bashku me zonjën e tij Florinda Gjergji në duetet e kulmuara "Midis ballit më ke një pikë", "Marshalla bukurisë sate", "Jepma mollën", "Mor bari", "Kur të jemi bashkë ne të dy". I vlerësuar nga personalitete si Prenk Jakova e Zef Çoba zëri i Ndrek Gjergji mbetet simbol i interpretimit të këngës qytetare e popullore me motivin e dashurisë.