Ndue Jaku
Ndue Gjon Jaku (Marku) Ushtarak shqiptar, Komandanti i fundit i Përgjithshëm i Flotës Luftarake Detare, Doktor i Shkencave Ushtarake. U lind në Mirditë më 17 prill 1941.
Studimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kreu studimet 7-vjeçare në Dajç (Lezhë) dhe Lezhë. Mbaroi shkollën e mesme ushtarake "Skënderbej" në Tiranë në vitet 1953-1957
Në vitin 1957, studioi në Shkollën e Lartë Ushtarako-Detare "Sergei Kirov" në Baku të Azerbaxhanit, asokohe pjesë e BRSS, por prishja e mardhënieve shqiptaro-sovjetike e detyroi ti ndërpresë ato në vitin e fundit dhe ti vazhdojë në Vlorë, në Shkollën e Lartë të Marinës. Gjatë gjithë kohës së studimeve u shqua si studenti më i sukseshëm. Si rezultat u diplomua dhe u emërua "oficer kuverte, shturman" me gradën "Toger".
Studioi në Kursin e Lartë për oficer Shtabi pranë Shkollës së Lartë të FLD. Në vitet 1974-76 kreu studimet në Akademinë Ushtarake "Mehmet Shehu", edhe këtu me rezultate të shkëkqyera. Po këto rezultate arriti edhe në periudhën 1979-81, në Kursin e Lartë të Filozofisë
Në vitin 1988, mbrojti gradën shkencore "Doktor i Shkencave" (Kandidat i Shkencave Ushtarake), duke qenë ndër të paktët ushtarakë që kishin arritur deri atëhere të mbronin një gradë shkencore.
Karriera ushtarake
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas emërimit u caktua në detyrë, në ishullin e Sazanit, fillimisht shturman i minaheqëses të madhe me komandant Spiro Koten (hero i popullit), e më pas komandant skuadrilje.
Në vitin 1970, emërohet Shef i Shtabit të Flotiljes në Vlorë. Në vitin 1974, u emërua Komandat i parë i BUD, Sarandë. Më 1977 u emërua Komandant i BUD Shëngjin, dhe në vitin 1979, në moshën 38 vjeçare emërohet Komandant i Përgjithshëm i Flotës, duke qene kështu ndër ushtarakët shqiptarë me karrierën më të shpejtë e më të plotë në Shqipërinë e asaj kohe.
Edhe në detyrë ishte komandanti më jetëgjatë i FLD. Periudha kur ai drejtoi këtë armë, ishte ndër më të vështirat, sidomos për faktin se mungonte ndihma nga jashtë për mirëmbajtjen e teknikës. Megjithatë ai arriti ta kryente me sukses detyrën e tij, dhe megjithe mungesat gadishmëria dhe aftësia e FLD nuk u vu asnjëherë në diskutim. Kështu ndodhi në vitin 1986, gjatë incidentit të anijeve të FLD me një flotilje të Flotës së VI-të amerikane e cila u supozua se shkeli ujrat tona territoriale. Manovrimi i anijeve tona ishte i shkëlqyer dhe detyroi përfundimisht anijet amerikane të dilnin prej ujrave territoriale të njohura prej nesh. Gjatë kësaj periudhe u kryen studime te shumta teknike, dhe u arrit që në Kantierin e Riparimit të Anijeve në Pashaliman të përfundojë projekti i prodhimit të katrit silurues
Ndue Jaku u dorëhoq nga posti i tij, në datën 27 shkurt 1991, për arsye të kundërshtimit të tij me sjelljen që Shtabi i Përgjthshëm i Ushtrisë, në lidhje me eksodin e shqiptarëve të kësaj kohe drejt Italisë. Ai nuk pranoi që FLD të përdorej si forcë policore kundër popullit që kërkonte të largohej. Ai mendonte se FLD si pjesë e Ushtrisë Popullore duhet ti shërbente popullit dhe jo të përleshej me të.
Pas dorëheqjes u emërua nga Kryeministri Fatos Nano pedagog në Akademinë Ushtarake. Pas një viti u lirua nga ushtria me pretekstin e mbushjes së moshës 50 vjeç, 5 vjet përpara se të arrinte moshën e atëhershme të pensionit.
Mbas kësaj, megjithë kontributin dhe përgatitjen e tij të shkëlyer profesionale, u la në harresë nga drejtuesit e Ushtrise Shqiptare. Sot është në pension dhe jeton në Tiranë.
Gjatë viteve të shërbimit aktiv është dekoruar 5 herë
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- [1][lidhje e vdekur]
- Azerbaijan Higher Naval Academy
- Azərbaycan Ali Hərbi Dənizçilik Məktəbi
- Азербайджанское высшее военно-морское училище
- Kaspische Rotbanner-Offiziershochschule der Seestreitkräfte S.M. Kirow
Foto të ndryshme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]-
Ndue Jaku dhe Ramiz Alia gjatë stërvitjes së përgjithshme në zonën e Durrësit , viti 1989
-
Mbledhje e Shtabit të FLD
-
Gjatë Dekorimit
-
Në Lundrim
-
Ndue Jaku dhe Enver Hoxha. Varrezat e Dëshmorëve, 28 nëntor 1984
-
Duke marrë në dorëzim flamurin luftarak të njësisë (BUD Shëngjin)
-
Ndue Jaku dhe Prokop Murra duke vizituar një BUD
Referencat