Nebi Sefa
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Nebi Sefa Nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë | |
---|---|
U lind në | 1861 |
Vdiq | 1942 |
Kombësia | Shqiptar |
Nebi Sefa ishte aktivist politik shqiptar, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë.
Lindur në Lushnje më 1861. Përkrahu Kongresin e Manastirit dhe filloi të propagandojë shkrimin e shqipes me gërma latine. Mori pjesë në kryengritjen e përgjithshme të viteve 1911 dhe 1912. Në nëntor të atij viti u zgjodh delegat i Lushnjes për në kuvendin e Vlorës. Sefa mori pjesë në mbledhjen e parë të këtij kuvendi historik dhe më 28 nëntor nënshkroi aktin e pavarësisë, me siglën “Nebi Sefa Lushja”. Me forcat e tij, i erdhi në ndihmë organizimit të njësive të para ushtarake të qeverisë së Vlorës, në zonën e Mallakastrës, së bashku me ministrinë e Luftës, kreu i së cilës ishte Mehmet pashë Kalkandeleni Tetova (Dërralla). Në vitet `20 përkrahu kursin politik të ndjekur prej forcave fanoliane. Vdiq në Lushnjë më 1942.