Neki Lameborshi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Neki Lameborshi (Virua të Radhimës, 1 qershor 1955) ka qenë oficer i flotë shqiptare.

Në vendlindje ai kaloi fëmininë. Mbas përfundimit me vështirësi të shkollës 8-vjeçare, për vet kushtet e banimit larg fshatit, në vitin 1974 mbaron me rezultate të mira shkollën e mesme të përgjithshme “Ali Demi” Vlorë. Në vitin 1977 është diplomuar në Akademinë e Detarisë po në Vlorë dhe për një periudhë të gjatë kohe ka punuar si oficer në Flotën Luftarake – Detare Shqiptare. Prej vitit 1993 e në vazhdim ka punuar në anije të ndryshme transporti pasagjerësh dhe mallrash. Ka kryer privatisht kurse të ndryshme kualifikimi në kuadrin e IMOs.

Botime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Bota Radhimjote, 2006.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]