Jump to content

Nelo Drizari

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Zenel Hysen Sulaj i njohur si Nelo Drizari (Drizar, 10 janar 1902 - Karmel, Ca 18 shtator 1978) ka qenë gazetar shqiptaro-amerikan. Gazetar, letrar, piktor, ligjërues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe në universitetet amerikane. Folës dhe shefi i parë i seksionit shqip në radio "Zëri i Amerikës".

U lind në Drizar të Mallakastrës më 1902, i biri i Hysen Sulës dhe Irenè Metohasanajt.[1] Kur ishte 14 vjeç shkoi drejt Amerikës me të vëllanë.[2]

  1. ^ Armstrong, Alice Catt (1976). Who's who in California (në anglisht). California: Who's Who Historical Society. fq. 239.
  2. ^ Jorgaqi, Nasho (24 qershor 2018). "Një profil për intelektualin shqiptaro-amerikan, Nelo Drizari". gazetadita.al. Arkivuar nga origjinali më 29 korrik 2020. Marrë më 30 qershor 2021.