Jump to content

Neo-progressive rock

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Neo-Prog rock)

Neo-progressive rock (ose Neo-prog) është nën-zhanër i progressive rock-ut, i zhvilluar dhe i formuar në vitet e 80-ta, megjithëse ekziston edhe sot e kësaj dite.

Neo-progressive rock-u karakterizohet me përmbajtje të thellë emocionale, tekste dramatike dhe paraqitje jo të zakonshme në skenat e performimit. Muzika në të shumtën e rasteve është produkt i kompozimit të kujdesshëm, dhe mbështetet më pak në luajtje të improvizuara. Neo-progressive rock-u mbështetet shumë në solot e pastra, melodike dhe emocionale të kitarës elektrike, kombinuar me zërat modern, të bukur, të rrjedhshëm dhe atmosferik të tastierës. Bendet që kanë influencuar më së shumti këtë zhanër janë Genesis, Yes, Camel, dhe Pink Floyd.

Marillion, themeluesit dhe bendi më i popullarizuar i neo-progressive rock-ut

Neo-progressive rock-u i hershëm karakterizohej nga tekste të sofistikuara dhe zakonisht tema të zymta. Edhepse mundësia e përfshirjes së neo-prog-ut në rrymën qëndrore të rock-ut është e diskutueshme, prapseprapë ky zhanër u duk se është më radio-miqësor, me këngë më të shkurtra se progressive rock-u i hershëm. Megjithatë, neo-progressive rock-u kurrë nuk fitoi aq sukses dhe famë sa bendet e progressive rock-ut, rasti konkret sa bendi Yes.

Albumet e hershme dhe më të rëndësishme të neo-progressive rock-ut janë Script for a Jester's Tear (1983) nga bendi Marillion, The Wake (1985) nga bendi IQ, dhe The Sentinel (1984) nga bendi Pallas.

Marillion janë pothuajse bendi më i popullarizuar i neo-progressive rock-ut, ku kulmin e popullaritetit e arritën me albumet Misplaced Childhood (1985) dhe Clutching at Straws (1987). Pas këtij kulminacioni, neo-prog rock-ut i ra popullariteti, edhe pse tri bendet pionire (Marillion, IQ, dhe Pallas) janë ende aktive, dhe disa bende të reja kanë kontribuar në këtë zhanër në vitet 1990 dhe 2000.

Neo-progressive rock-u kritikohet nga disa fansa të progressive rock-ut për mungesë të origjinalitetit - bile edhe nga artistë të tillë si Robert John Godfrey i bendit The Enid, edhe pse bendi i tij ndonjëherë është përkrahur nga admiruesit e zhanrit neo-prog.

Pavarësisht nga kritikat, neo-prog rock-u ende tërheq pas vetes një numër të konsiderueshëm të admiruesve dhe albumet e këtij zhanri lëshohen vazhdimisht. Një nga kompanitë më të mëdha të muzikës neo-prog është InsideOut Music. Sipas Progressive Archives, artistët më të popullarizuar të neo-progressive rock-ut janë Marillion, IQ, Arena, dhe Pendragon.

Artistët kryesorë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]