Neon Genesis Evangelion
Neon Genesis Evangelion | |
新世紀エヴァンゲリオン (Shin Seiki Evangerion) | |
---|---|
Zhanri | |
Serial televiziv anime | |
Drejtuar nga | Hideaki Anno |
Prodhuar nga |
|
Shkruar nga | Hideaki Anno |
Muzika nga | Shirō Sagisu |
Studioja |
|
Lejuar nga |
|
Rrjeti origjinal | TX Network (TV Tokyo) |
Vazhdimësia origjinale | 4 tetor 1995 – 27 mars 1996 |
Episodet | 26 |
Manga | |
| |
Novelë e lehtë | |
| |
Filma të animuar | |
|
Neon Genesis Evangelion (japonisht: 新世紀エヴァンゲリオン), i njohur gjithashtu si NGE ose EVA për së shkurti, është një serial televiziv japonez anime i suksesshëm ndërkombëtar i publikuar në vitin 1995. Ai u prodhua nga studioja Gainax, u animua nga Tatsunoko , nën regjinë e Hideaki Anno. Premiera e tij ishte në TV Tokyo nga tetori 1995 deri në mars 1996.
Ai përbën bazën për disa filma të mëvonshëm, manga dhe video lojëra dhe konsiderohet si një nga prodhimet më të rëndësishme të anime deri më sot.[4][5] Vepra i referohet shumë filmave, serialeve dhe librave më të vjetër dhe pati një ndikim të madh në prodhimet e mëvonshme. Neon Genesis Evangelion hapi mediumin e animes për një audiencë të re në Japoni dhe ndërkombëtarisht.
Seriali, i vendosur 15 vite pas një katastrofe globale, ka të bëjë me luftën kundër krijesave me origjinë të panjohur të quajtur engjëj që sulmojnë njerëzimin. Kundërshtar ndaj tyre qëndrojnë makinat luftarake të quajtur Evangelionë, të dirigjuar nga pilotë të mitur. Teksa përparon rrëfimi, problemet psikologjike të personazheve diskutohen gjithnjë e më shumë. Seriali mund të klasifikohet në zhanret fantashkencë, aksion dhe meka dhe përmban elemente të ndryshme nga filozofia, psikologjia dhe simbolizmi fetar.
Neon Genesis Evangelion konsiderohet gjerësisht si një ndër serialet më të shkëlqyer anime të të gjitha kohërave. Dy episodat e fundit shkaktuan debate meqë iu duk shikuesve tepër abstrakt dhe të pakuptueshëm. Anno dhe Gainax shfaqën në vitin 1997 filmin teatral The End of Evangelion që shërben si një fund alternativ i rrëfimit. Një seri prej katër filmash e quajtur Rebuild of Evangelion i ritregon ngjarjet e filmit me elemente të ndryshme të komplotit si dhe një fund të ri; këta filma u shfaqën prej 2007 deri 2021. Ekskluziviteti Evangelion ka korrur rekorde në shitje përgjatë filmit, mangas, serialit dhe produkteve të ndryshme nëpër tregjet japoneze dhe jashtë vendit.
Rrëfimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Me kalimin e kohës, shtjellohen ngjarjet që ndodhën para rrëfimet në serial. Këto shpjegohen në seksionin "Historia paraprake"; rrëfimi aktual i serialit shpjegohet në seksionin "Rrëfimi kryesor".
Historia paraprake
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 13 shtator 2000 ndodh një shpërthim kataklizmik në Polin e Jugut, gjë që shkakton shkrirjen e plotë të akullit në Antarktik dhe shtrembërimin e boshtit të planetit Tokë. Si pasojë vijuan rritja e nivelit të detit, ndryshimet masive klimatike, dhe konflikte mbi resurset e mbetura që plasën anë e mbanë. Këto konflikte rezultuan në vdekjen e tre miliardë njerëzve, dmth. gjysmës së popullatës së botës. Shpjegimi zyrtar për këtë katastrofë ishte një goditje mbi planetin Tokë nga një mini-meteorit që udhëtoi afër shpejtësisë së dritës, që u quajt "Ndikimi i Dytë" (Second Impact). Shkaktari i vërtetë i kësaj katastrofe ishte një "eksperiment kontakti", i kryer nga anëtarët e një ekspedite me një qenie humanoide të zbuluar në Antarktik, që u njoh si Ëngjëlli i parë Adam. Prapa kësaj ekspedite të drejtuar nga Dr. Katsuragi dhe eksperimentit qëndron organizata misterioze SEELE. Kjo ngjarje bazohet mbi një skenar nga Rrotullat e Detit të Vdekur, që SEELE i zotëron. SEELE synon ta vendosë njerëzimin në nivel të tillë evolucioni që ngjason me Zotin, si përgatitje para apokalipsit të parashikuar në të ardhmen e afërt.
Për ta çuar tutje këtë plan për përsosjen e njerëzimit, themelohet organizata GEHIRN ("tru" në gjermanisht), që e ka për detyrë të hulumtojë dhe të zhvillojë mbrojtje dhe armë kundër engjëjve, që të jenë të përgatitur ndaj tyre.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Creamer, Nick (10 korrik 2019). "Neon Genesis Evangelion – Review". Anime News Network (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 9 shtator 2019. Marrë më 23 shkurt 2020.
- ^ "Neon Genesis Evangelion Platinum Complete Collection" (në anglisht). ADV Films. Arkivuar nga origjinali më 8 qershor 2007. Marrë më 25 qershor 2018.
- ^ Loo, Egan (8 shtator 2007). "Human-Sized Eva Spear Auctioned for 13.7 Million Yen". Anime News Network (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 22 korrik 2018. Marrë më 22 korrik 2018.
- ^ ""The Four Revolutions of Anime"". www.cjas.org (në anglisht). Marrë më 2024-05-27.
- ^ Momoko Yasuda (安田 モモコ) (3 korrik 2006). "永久不滅のエヴァ人気" (në japonisht). livedoor. Arkivuar nga origjinali më 1 maj 2008.
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |