Nexhati Shashmas
Nexhati Shashmas | |
---|---|
![]() | |
Lindi | Muhammed Nexhati Shashmas 15 dhjetor 1971 (53 vjeçar) Elazig, Sivrice |
Profesioni | Aktor |
Vite aktiviteti | 2003–tani |
Bashkëshorti/ja | Claire B.
(m. 2001; div. 2001)Nagehan Kaşıkçı
(m. 2012; div. 2021) |
Fëmijë | 2 |
Të afërm | Raci Şaşmaz (vëlla) |
Nexhati Shashmas (lindi më 15 dhjetor 1971 në Sivrice, Elazig) është aktor turk, i cili luajti në serinë televizive popullore Lugina e Ujqërve dhe filme Lugina e Ujqerve Irak.
Nexhati Shashmas ka lindur në Elazig, Turqi, djali i madh i Abdulkadir Shashmas. Ai studioi Hoteleri dhe Turizem dhe Menaxhim të dyja në Turqi dhe në Kanada. Ai ka jetuar në SHBA për gjashtë vjet. Ai erdhi në Turqi për një vizitë te prindërit e tij dhe vendosi të kthehej në SHBA më 11 shtator 2001. Megjithatë për shkak të sulmeve terroriste ndaj Qendrës Botërore të Tregtisë, ai braktisi projektet e tij dhe vendosi që të vazhdojë jetën e tij në Turqi.
Në Stamboll, Nexhati u takua me Drejtorin turk Osman Sinav, i cili i ofroi rolin udhëheqës në filmin Lugina e Ujqerve. Ai ka luajtur personazhin imagjinar Polat Alemdar në seri dhe në film. Gjithashtu tani ai luan në një përcjellje e seris origjinal "Kurtlar Vadisi", të quajtur "Kurtlar Vadisi Pusu". Sot njihet si një nga aktorët më të famshëm të Turqisë, duke marrë parasysh se ai nuk ka arsim apo sfond në teatër apo kinema.
Më 12 dhjetor 2012, ai u martua me Nagehan Kaşıkçı, 21 vjeç më i ri se ai.
Filmografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Seriale | |||
---|---|---|---|
Viti | Titulli | Roli | Shënime |
2003-2005 | Lugina e Ujqërve | Polat Alemdar | Roli kryesor |
2005 | Ekmek Teknesi | Vetë ai | Mysafir në epizodin 106 |
2007 | Lugina e Ujqërve Teror | Polat Alemdar | Roli kryesor |
2007-2016 | Lugina e Ujqërve Kurthi | Roli kryesor, producent, koncept | |
2010-2011 | Halil İbrahim Sofrası | Vetë ai | Mysafir në epizodet 1 dhe 39 |
2012 | Kurt Kanunu | Enver Paşa | Mysafir në epizodin 5 |
2015 | Kara Kutu | - |
Producent |
2019 | Nöbet | - |
Producent, skenarist, regjisor i përgjithshëm |
Filma | |||
Viti | Titulli | Roli | Shënime |
2006 | Lugina e Ujqërve: Irak | Polat Alemdar | Roli kryesor |
2011 | Lugina e Ujqërve: Palestinë | ||
2017 | Lugina e Ujqërve Atdheu | Roli kryesor, producent, skenarist |