Nikolay Nenovsky

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Nikolay Nenovsky
U lind në26 korrik 1963
KombësiaBullgar
ProfesioniProfesor universiteti në Teorinë Monetare dhe në Teorinë dhe Historinë e Krizave Ekonomike

Nikolay Nenovsky (lindur më 26 korrik 1963) është një ekonomist bullgar, që punon në fushën e teorisë dhe politikës monetare, historisë monetare dhe historisë së mendimit ekonomik. Ai është profesor i ekonomisë në Universitetin e Picardie Jules Verne, LEFMI, [1] Amiens, Francë që nga viti 2012. Gjithashtu, ai ka shpjeguar lëndën e Teorisë dhe Historisë së Krizave Financiare në EDHEC Business School, Nice dhe është kërkues i bashkangjitur në SU HSE dhe në Universitetin RUDN në Moskë.

Edukimi dhe karriera akademike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nikolay Nenovsky u diplomua në Universitetin Shtetëror të Moskës (Master në vitin 1989), më pas mori titullin doktor i shkencave ekonomike nga Akademia e Shkencave bullgare (1995) dhe studioi në Francë dhe në Zvicër (1991-1996). Përgjatë plotësimit të doktoraturës ai punoi si lektor në Universitetin e Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore, ku me vonë u titullua si Profesor i Ekonomisë.

Banka Qendrore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në 1996 ai ju bashkua Departamentit të Kërkimeve në Bankën Kombëtare të Bullgarisë, ku ai u angazhua me vite në kërkimet teorike dhe empirike, duke u fokusuar në politikën dhe teorinë monetare, në metodat ekonometrike dhe në modelimet ekonomike. Në vitin 1997 ai u vendos drejtues i këtij departamenti. Nenovsky shërbeu si Anëtar I Këshillit të Qeverisjes në Bankën Kombëtare Bullgare nga 2002 deri në 2008. Ai ishte Anëtar i Këshillir Ekonomik te Presidentit të Bullgarisë përgjatë 2002-2008 (në krye të Reportit Ekonomik për Presidentin). Nikolay Nenovsky shërbeu gjithashtu si Këshilltar i Ministrisë së Financave të Bullgarisë (2008-2020). Që nga viti 2020, ai u caktua dhe një herë Anëtar I Këshillit të Qeverisjes në Bankën Kombëtare te Bullgarisë nga Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev.

Publikimet kryesore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Të gjitha botimet e Nikolay Nenovsky janë të listuara në ResearchGate . [2]

Lidhje te jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ LEFMI: https://www.lefmi.fr/
  2. ^ "Nikolay NENOVSKY | Professor (Full) | Professor | Université de Picardie Jules Verne, Amiens | UPJV | LEFMI - Laboratoire d'Economie, Finances et Management des Innovations". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)