Nikollë Lesi
Nikollë Lesi ka lindur më 6 gusht 1963 në fshatin Spiten te Lezhës. Mbaroi shkollën fillore dhe tetëvjeçare ne kete fshat, dhe me pas gjimnazin "Hydajet Lezha" te qytetit te Lezhës. Vazhdoi Fakultetin e Shkencave te Natyrës, dega Fizike ne Universitetin e Tiranes dhe e mbaroi atë ne vitin 1987. Punoi disa muaj si mësues fizike ne gjimnazin e Lezhës dhe ne shkollën e mesme te Zejmenit. Ne mars 1988 u hap gazeta lokale "Koha Jone", ku u punësua si gazetar e punoi deri ne vitin 1991 (janar). Ne janar 1991 gazetat lokale u mbyllen ne te gjithë Shqipërinë, pasi nuk do te financoheshin me nga Shteti. Me date 11 maj 1991 vendosi te ribotonte gazetën lokale Koha Jonë, por tashme te pavarur e te financuar prej tij. Pikërisht data 11 maj 1991 shënohet dita e pare e numrit te saj si e pavarur dhe kjo date është për shtypin shqiptar si date themelimi e shtypit te pavarur shqiptar. Menjëherë bashkëpunoi me një numër gazetaresh te rinje, te cilet me vone u bene shtylla te gazetarise se lire shqiptare te viteve te para te demokracisë. Vazhdoi punën për te bere nje gazete kombëtare te pavarur, duke bere qe gazeta “Koha Jone” te jete asokohe gazeta kombëtare indipendente qe kaloi edhe gazetën e Partisë Demokratike, "Rilindjen Demokratike".
Gjate viteve 1995-1996 si filiale te gazetës "Koha Jone" u botuan edhe gazetat "Sport Ekspres" e revista "AKS". Ne maj-qershor te vitit 1997 Lesi nxori ne transmetim te paren radio private ne Shqipëri me emrin radio KOHA, dhe ne vitin 1998 Televizionin TV KOHA .
Ne qershor te vitit 1997 Lesi u zgjodh deputet ne Parlamentin e Shqipërisë. Ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2001 e me pas te 2005 u zgjodh perseri deputet, ku vazhdon edhe sot ne mandatin e tij te trete parlamentar. Ne vitin 2002 u zgjodh kryetar i Partisë Demokristiane te Shqipërisë, post te cilin e mbajti deri ne qershor 2006 , kur dha doreheqjen. Ne vitet 2002- 2003 vendosi te shesë krejtesisht paketën e aksioneve ne mediat radio dhe TV KOHA e ne gazetën "Sport Ekspres". Ne mars te vitit 2007 shiti dhe gazetën "Koha Jone".
Ne tetor 2009 u emerua zv/minister i Kultures, Rinise dhe Sporteve, post te cilin e mbajti deri ne gusht 2013. Ne shtator dha doreheqjen nga politika aktive dhe u kthye ne media. Ne tetor 2013 rimori prape gazeten "KOHA JONE", ku eshte botues i saj, si dikur ne maj 1991 kur e themeloi gazeten e pare te pavarur ne Shqiperi, KOHA JONE.
Nikolle Lesi është i martuar dhe ka dy djem.