Nine Inch Nails

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Nine Inch Nails në nëntor 2013 në Staples Center.

Nine Inch Nails (shkurt NIN, stilizuar si NIИ) është një grup amerikan rroku industrial, themeluar në vitin 1988 nga Trent Reznor në Cleveland, Ohio. Si producent kryesor i grupit, këngëtar, kompozitor dhe instrumentist, Reznor është i vetmi anëtar zyrtar i grupit dhe mbetet i përgjegjësi vetëm për drejtimin artistik të projektit[1]. Pas regjistrimit të një albumi të ri, Reznor zakonisht mbledh një grup muzikantësh për të performuar në koncerte. Në skenë, Nine Inch Nails shpesh përdor elemente vizuale për të shoqëruar shfaqjet.[2]

Audienca e muzikës alternative underground e priti ngrohtësisht Nine Inch Nails në vitet e para. Reznor prodhoi disa albume me shumë ndikim në vitet 1990 që arritën popullaritet të gjerë, ndërkohë që shumë nga këngët e Nine Inch Nails u bënë të njohura në radio; Katalogu u produksioneve të grupit ka arritur shitje rekorde që kalon mbi 20 milionë albume në mbarë botën, me 10 milion shitje të certifikuara në vetëm Shtetet e Bashkuara[3]. Në vitin 1997, Reznor u shfaq në listën e revistës Time si një nga njerëzit më me ndikim të vitit[4]. Në vitin 2004, Rolling Stone vendosi Nine Inch Nails në numrin 94 të listës së 100 artistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave[5].

Në vitin 2014, grupi Nine Inch Nails u emërua si kandidat për induksion në Rock'n Roll Hall of Fame. Në vitin 2015, ata u nominuan për herë të dytë.[6]

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Anëtarët[redakto | redakto tekstin burimor]

Diskografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Commons-logo.svg         Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Nine Inch Nails