Nita Shala
Dr Nita Shala (lindur në 14 Shkurt 1987) është avokate dhe profesoreshë e së drejtës nga Kosova. Nita Shala ka shërbyer si Zëvendësministre e Drejtësisë në Qeverinë Kurti II.[1] Ka mbuluar nismat lidhur me reformat në drejtësi (përfshirë nismën e vetingut, reformimin e sistemit prokurorial dhe disiplinimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve) dhe shërbyer si Koordinatore Kombëtare kundër dhunës në familje.[2]
Ka themeluar Komunitetin e Global Shapers në Tiranë[3], një nismë e Forumit Ekonomik Botëror; është kryesuese për Kosovë dhe Shqipëri e Global Dignity, nismë e Princit Hakoon të Kurorës të familjes Novergjeze[4]; si dhe anëtare e Këshillit të Zërave të Rinj të Fondacionit Apolitical[5].
Interesat e saj përfshijnë angazhimin e grave në politikbërje, reformim i sistemit të drejtësisë sipas standardeve ndërkombëtare e praktikave më të mira, dhe mësim dhënie në fushën e drejtësisë penale.
Edukimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas përfundimit të studimeve bazike në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës, Nita Shala ka mbaruar një Master profesional (LLM) në bashkëpunim-ndërkombëtar në luftë kundër krimit të organizuar finaciar ndërkombëtar në Universitetin e Teramos në Itali. Më pas, ka vijuar studimet Master (MSc) në Kriminologji dhe Drejtësi Penale në Universitetin e Oksfordit në Mbretëri të Bashkuar. Titulli Doktor Shkence në Drejtësi i është dhënë në vitin 2018, nga Graduate Institute of International and Development Studies (IHEID) në Gjenevë, të Zvicrrës, për hulumtimin shkencor mbi "Garancitë për mospërsëritje të shkeljeve të së drejtave të njeriut". Nita Shala gjithashtu ka mbaruar programin ekzekutiv "Strategji Lidershipi që garantojnë rezultate" nga Harvard Kennedy School në SHBA.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Vendimi për emërimin e znj.Nita Shala, zëvendësministre në Ministrinë e Drejtësisë 30.03.2021". Zyra e Kryeministrit. 2021-03-30. Arkivuar nga origjinali më 10 tetor 2022. Marrë më 2022-10-10.
- ^ Drejtësisë, Ministria e. "Ministria e Drejtësisë". Ministria e Drejtësisë. Marrë më 2022-10-10.
- ^ [1] Arkivuar 10 tetor 2022 tek Wayback Machine
- ^ "Kosovo". Global Dignity (në anglishte amerikane). Marrë më 2022-10-10.
- ^ "Advisors — Apolitical Foundation". Apolitical Foundation (në anglishte amerikane). Marrë më 2022-10-10.