Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës
Fakulteti Juridik është njësia akademike në kuadë të Universitetit të Prishtinës. Fakulteti Juridik ofron programet në studime Bachelor në sistemin 4-vjeçar. Ky program është reformuar në vitin 2007 ku nga sistemi 3+2 që kishte filluar si sistem i reformuar nga viti 2001-2016, studimet Bachelor nga viti 2007 kanë kaluar në sistemin 4 vjeçar. Sistemi aktual është 4+1+3, Katër vite studime Bachelor, 1 vit studime Master (LLM) dhe 3 vite studime të Doktoratës.
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fakulteti Juridik është themeluar me 23 qershor të vitit 1961 si institucion i arsimit të lartë në Kosovë dhe fillimisht është quajtur Fakultet Juridik-Ekonomik dhe atë gjatë periudhës 1961 – 1970 mbajti po këtë emërtim. Prej vitit 1971 e deri më sot, Fakulteti Juridik ka funksionuar si fakultet i mëvetësishëm i UP-së dhe i cili ka organizuar dhe organizon studime themelore, të magjistraturës (master) dhe të doktoratës. Në Fakultetin Juridik studimet zhvilloheshin sipas sistemit katërvjeçar, ndërkaq studimet pasdiplomike u hapën në vitin 1974/75, fillimisht në Seksionin-drejtimin Administrativ-Politik dhe në atë Juridik-Civil, kurse nga viti shkollor 1984/85 edhe në Seksionin-drejtimin Juridik-Penal. Gjatë periudhes 1991 – 1999, Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës, sikurse edhe institucionet tjera të shkollimit të lartë të Universitetit të Prishtinë ishin objekt i atakimeve të forcave shtetërore serbe, të cilat rezultuan me suprimimin e dhunshëm të procesit mësimor në gjuhën shqipe dhe me largimin e dhunshëm të profesorëve, bashkëpunëtoreve, punëtorëve të administratës dhe studentëve shqiptar nga lokalet e veta. Fakulteti Juridik sikurse edhe i tërë Universiteti i Prishtinës, gjatë kesaj periudhe vazhdoi procesin mësimor nëpër shtëpi private. Pas përfundimit të luftës, në vitin 1999, Fakulteti rikthehet në objektet e veta, ku edhe sot vazhdon veprimtarinë e tij. Gjatë gjithë kësaj periudhe kohore, Fakulteti Juridik ka nxjerr kuadro të shumta, të cilët kanë dhënë një kontribut të pazëvendësueshëm në fushën e shkencës, gjyqësisë, prokurorisë, administratës, politikës dhe në çështjet kombëtare dhe ne shtet-formim.
Studimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fakulteti Juridik ofron programet në studime Bachelor në sistemin 4-vjeçar. Ky program është reformuar në vitin 2007 ku nga sistemi 3+2 që kishte filluar si sistem i reformuar nga viti 2001-2016, studimet bachelor nga viti 2007 kanë kaluar në sistemin 4 vjeçar. Sistemi aktual është 4+1+3, Katër vite studime bachelor, 1 vit studime Master (LLM) dhe 3 vite studime të doktoraturës.
Në studimet Bachelor ofrohen studime në këtë program:
- Juridik (LLB)
Në studimet Master ofrohen studime në 6 Programe si në vijmë:
- Kontrata dhe e Drejta Komerciale (LLM)
- E Drejta Penale (LLM)
- E Drejta Kushtetuese Administrative (LLM)
- E Drejta Financiare (LLM)
- E Drejta Civile dhe Pronësore (LLM)
- E Drejta Ndërkombëtare (LLM)
Nga vetëvlerësimi i fundit, në bashkëpunim me donatorët ndërkombëtarë, Fakultetit Juridik i janë akredituar programet Master të lartcekura.
Këto programe janë hartuara së bashku me përfaqësuesit e Komisionit Evropian
· E Drejta Penale;
· E Drejta Kushtetuese Administrative; dhe
· E Drejta Financiare.
Dy programet tjera janë hartuar së bashku me përfaqësuesit WUS Austria:
· E Drejta Civile dhe Pronësore dhe
· E Drejta Ndërkombëtare.
Ndërsa së fundi, një program është aprovuar në bashkëpunim me përfaqësuesit e USAID-it
· Kontrata dhe e Drejta Komerciale.
Në studime të doktoratës (Dr.sc) me kohëzgjatje prej 3 viteve në këto drejtime :
- E Drejta Ndërkombëtare (Dr. Sc.),
- E Drejta Kushtetuese dhe Administrative (Dr. Sc.).
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Fakulteti Juridik (Faqe zyrtare) Arkivuar 19 shtator 2016 tek Wayback Machine
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |