Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit të Prishtinës
Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit të Prishtinës është një nga njësitë akademike në kuadër të Universitetit të Prishtinës. Ai u themelua më 17 qershor, 1969 dhe ka nisur funksionimin më 4 dhjetor të po atij viti.[1] Fakulteti ofron arsimin akademik, kërkime shkencore dhe shërbime shëndetësore. Universiteti i Prishtinës (UP) përmban gjithsej 17 fakultete të ndryshme, ku njëri nga të parët që u themelua ishte dhe Fakulteti i Mjekësisë, i cili vazhdon të funksionojë dhe sot. Nga 17 fakultetet që UP përmban, 14 prej tyre janë fakultete të shkencave shoqërore, politike, natyrore, dhe ekonomike, ndërsa 3 prej tyre janë fakultete të shkencave të aplikuara.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fakulteti i Mjekësisë është një nga fakultetet e para në të cilin filloi procesi mësimor, së bashku me Fakultetin Juridik, Ekonomik, atë të Inxhinierisë, si dhe atë të Filozofisë. Meqenëse Fakulteti i Mjekësisë ishte një nga fakultetet e para të hapura dhe ka një histori mjaft të gjatë të zhvillimit të procesit mësimor, ai së bashku me fakultetet e tjera të kohës, hasën shumë vështirësi në mbarëvajtjen e këtij procesi për shkak të tensioneve politike të krijuara në vend. Ndonëse rruga drejt zhvillimit nuk ishte e lehtë, ajo nuk pengoi që Fakulteti i Mjekësisë të arrinte të nxirrte në dritë studentë të suksesshëm dhe ambicioz.
Universiteti i Prishtinës u hap më 1969, si universiteti i pare në Kosovë, ndërkohë qe Kosova ishte akoma pjesë e territorit të Jugosllavisë. Mësimet në Universitetin e Prishtinës zhvilloheshin në dy gjuhë të ndryshme, në gjuhën shqipe dhe në atë serbo-kroate. [2]
Qëllimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fakulteti i Mjekësisë ka këto qëllime:
- Të veprojë si qendër universitare për edukimin e kuadrove shëndetësore, krijimin e kushteve për studime shkencore, krijimin e kuadrove universitare dhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore.
- Të krijojë standardet më të larta në fushën e mësimdhënies, mësimnxënies, dhe kërkimeve shkencore.
- Të shfrytëzojë burimet e veta në mënyrë efikase.
- Të bashkëpunojë dhe të marrë pjesë në të gjitha aktivitetet arsimore, hulumtuese dhe shëndetësore, në nivel rajonal, kombëtar dhe ndërkombëtar.
- T’u përshtatet standardeve evropiane.
- Të integrohet plotësisht në zonën evropiane të arsimit të lartë dhe në zonën evropiane të kërkimeve shkencore si dhe të ndërmarrë hapat adekuat reformues të nevojshëm për arritjen e këtij objektivi. [3]
Struktura organizative
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Meqenëse Fakulteti i Mjekësisë është njësi akademike e Universitetit të Prishtinës, ai udhëhiqet nga dekani, i cili është udhëheqësi më i lartë i fakultetit. Në bordin e Dekanatit perfshihet Dekani[4], Prodekanët[5], si dhe Sekretari[6]. Prodekanët, si nënudhëheqësit e fakultetit, japin ekspertizën e tyre për çështje akademike, financiare, dhe shëndetësore. Sekretari ka një rol kyç në zhvillimin e punëve në bordin drejtues, pasi që merret me pjesën administrative dhe proceduriale të mbarëvajtjes institucionale të fakultetit. Krahas Bordit të Dekanatit, për nga personeli, Fakulteti i Mjekësisë përmban rreth 23 profesorë të rregullt, rreth 31 profesorë të asociuar, rreth 28 profesorë asistent, si dhe një numër të madh asistentësh.[7]
Programet[8]
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit të Prishtinës ofron këto programe për studime:
- Studimet bazike
- Studimet themelore bachelor
- Studimet themelore te integruara
- Studimet pasdiplomike
- Studimet Master
- Studimet e Doktoratës
- Edukimi specialistik
- Edukimi i Vazhdueshëm Profesional
Studimet themelore bachelor përmbajnë këto degë studimi:
- Fizioterapi
- Infermieri
- Mami
Studimet themelore për të gjitha degët e Bachelor zgjasin rreth tre vjet.[9]
Studimet Themelore të integruara[10]
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Studimet themelore te integruara permbajnë këto degë studimi:
- Mjekësi e Përgjithshme
- Stomatologji
- Farmaci
Studimet themelore në degët e Mjekësisë së Përgjithshme dhe Stomatologjisë zgjasin rreth gjashtë vjet. Ndërsa studimet themelore në degën e Farmacisë zgjasin rreth pesë vjet.[11]
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Rregullorja e studimeve bachelor". 18 prill 2020. Arkivuar nga origjinali më 19 tetor 2020. Marrë më 18 prill 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "University of Pristina". 17 prill 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Rregullorja e studimeve bachelor". 18 prill 2020. Arkivuar nga origjinali më 19 tetor 2020. Marrë më 18 prill 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Fakulteti i Mjekesise (Faqe zyrtare)". 18 prill 2020. Arkivuar nga origjinali më 29 shtator 2020. Marrë më 18 prill 2020.

(Ndihmë!) - ^ "Fakulteti i Mjekesise (Faqe zyrtare)". 15 prill 2020. Arkivuar nga origjinali më 29 shtator 2020. Marrë më 18 prill 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Rregullorja per studimet bachelor". 18 prill 2020. Arkivuar nga origjinali më 19 tetor 2020. Marrë më 18 prill 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Fakulteti i Mjekesise (Faqe zyrtare)". 15 prill 2020. Arkivuar nga origjinali më 18 tetor 2020. Marrë më 18 prill 2020.

(Ndihmë!)