Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore i Universitetit të Prishtinës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Historiku[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore

Studimet e shkencave të natyrës dhe matematikës (matematikë, fizikë, kimi, biologji) në Prishtinë kanë filluar në vitin akademik 1960/61, në kuadër të Fakultetit Filozofik, të themeluar në atë kohë. Në vitin 1962 hapet edhe Katedra e Gjeografisë, e cila pas ndarjes së Fakultetit Filozofik në dy fakultete, mbeti në kuadër të FSHMN-së.

Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore (Departamenti i Kimisë)

Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore (FSHMN) në Prishtinë është themeluar në vitin 1971, me vendimin e Kuvendit të Kosovës (Fleta Zyrtare e KSA të Kosovës nr. 37/71). Studimet e Shkencave të Natyrës dhe Matematikës (Biologji, Fizikë, Kimi dhe Matematikë) kanë filluar njëmbëdhjetë vjet më herët në kuadër të Fakultetit Filozofik, të themeluar në vitin 1960. Në vitin 1971 nga ky fakultet ndahet seksioni i shkencave ekzakte dhe prej tij formohet Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore, në të cilin organizohen studime të rregullta dhe me korrespodencë në pesë departamente: Biologji, Fizikë, Gjeografi, Kimi dhe Matematikë. Këto departamente funksionojnë edhe sot.

Në fillim, kuadri mësimdhënës kryesisht ishte nga qendra të ndryshme universitare. Me respekt duhet të theksohet ndihma e madhe e pedagogëve të Universitetit të Tiranës. Kualifikimi dhe përsosja profesionale e kuadrove të reja të FSHMN-së ishte zhvilluar me ritëm të shpejtuar dhe  kryesisht në qendra të njohura universitare. Në vitin akademik 1995/96 katedrat transformohen në seksione të veçanta me nga dy drejtime (arsimor dhe aplikativ).

Për shkak të rrethanave politike dhe sociale në të cilat ka kaluar Kosova, veçanërisht në dekadën e fundit të shek. XX, veprimtaria e FSHMN-së, sikundër edhe e UP-së, kohë pas kohë është përballë me sfida dhe pengesa të mëdha. Këto pengesa shumë herë kanë arritur të tejkalohen me sukses falë punës së  personelit akademik, të cilët jo vetëm që arsyetuan themelimin e këtij fakulteti por arritën që me sukses të përmbushin misionin e vet, si mësimdhënës dhe si hulumtues shkencor.

Me qëllim të avancimit të përgjithshëm të studimeve, ngritjes së cilësisë dhe efikasitetit të tyre, personeli akademik i FSHMN-së ndërmori aksion për ndryshimin e plan-programeve mësimore të studimeve. Duke pasur objektiv arritjen e standardeve evropiane të studimeve dhe synimet për një bashkëpunim më të mirëfilltë me universitetet e Evropës, u përkrah modeli i studimeve sipas marrëveshjes së Bolonjës (3+2+3) i propozuar dhe i miratuar në Universiteti i Prishtinës. Në këtë mënyrë prej 1 Tetorit të vitit akademik 2001/2002 kanë filluar studimet themelore sipas plan-programeve të reja. Pas rishikimit dhe vlerësimit të këtyre plan-programeve, në vitin akademik 2005/06 filloj zbatimi i planeve të miratuara nga Senati i Universitetit të Prishtinës, ku disa departamente kanë ri-formuluar sistemin e studimit në 4+1+3, gjithnjë konform marrëveshjes së Bolonjës.

Studimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fakulteti i Shkencave Matematike - Natyrore ka këto departamente:

  1. Matematikë
  2. Fizikë
  3. Kimi
  4. Biologji
  5. Gjeografi

Departamenti i Matematikës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tri programe studimore  në nivelin Bachelor

  1. Matematikë
  2. Matematikë financiare në banaka dhe sigurime
  3. Shkenca  kompjuterike,

Një program studimor në nivelin Master

  1. Matematikë

Programi Matematikë – Niveli i studimeve Bachelor (BSc)

Ky program e ofron një trajnim gjithëpërfshirës në fushat më të rëndësishme të matematikës, si dhe një trajnim në disa lëmenj të afërt (p.sh., shkencë kompjuterike, fizikë, etj.). Programi i pajis studentët me njohuri dhe shkathtësi, si dhe zhvillon qëndrime për të trajtuar probleme matematike. Programi po ashtu zhvillon të menduarit matematik, të menduarit kritik dhe precizitetin, për t'i zbatuar në fusha të ndryshme. Për më shumë, programi i mpreh aftësitë e komunikimit të studentëve dhe i vendos bazat për karrierat e tyre të ardhshme në hulumtime ose mësimdhënie në matematikë, ose për punësim në industri të ndryshme moderne.

Programi Matematika Financiare në Banka dhe Sigurime – Niveli i studimeve Bachelor (BSc)

Qëllimi themelor i programit studimor Matematika Financiare në Banka dhe Sigurime është formimi i ekspertëve të aftë për zgjidhjen e problemeve që paraqiten në sektorin bankar e atë të sigurimit, në aktivitetet tregtare të shkëmbimit të mallrave, dhe në menaxhimin  e fondeve shëndetësore e pensionale. Të diplomuarit nga ky program studimor kanë njohuri të mjaftueshme teorike për  përcjelljen e programit studimor të ciklit të dytë (master) - Matematika Financiare në Banka dhe Sigurime.

Programi Shkenca Kompjuterike – Niveli i studimeve Bachelor (BSc)

Qëllimi i programit bachelor të shkencës kompjuterike është të arsimojë gjeneratën e re të profesionistëve dhe akademikëve kompjuterikë të cilët do:

  • Të kuptojnë parimet fundamentale të shkencës kompjuterike;
  • Të praktikojnë me sukses fushat e aplikuara dhe teorike ose të avansojnë nga studimet master;
  • Të shfrytëzojnë dhe të zbatojnë teknologjitë e reja nga fusha e shkencës komjuterike;
  • Të zbatojnë komunikimin dhe aftësitë organizative në kontekst të çështjeve etike që kanë të bëjnë me fushën e studiuar ose shoqërinë;
  • Të mendojnë në mënyrë kritike dhe kreative për të zgjidhur probleme lokale ose globale;
  • Të mbesin aktualë përmes të mësuarit gjatë tërë jetës duke vazhduar të zhvillojnë kompetencat e tyre teknike dhe të bëhen kontribues të shoqërisë;
  • Të zbatojnë diturinë dhe shkathtësitë për të zgjidhur probleme në mënyrë efektive dhe efikase në kontekst avansimi teknik nga shkenca kompjuterike.

Programi Matematikë – Niveli i studimeve  Master (MSc)

Ky program e ofron një trajnim gjithëpërfshirës, të avancuar në fushat më të rëndësishme të matematikës. Programi i pajis studentët me njohuri dhe shkathtësi, si dhe zhvillon qëndrime për të trajtuar probleme të avancuara matematike. Programi po ashtu zhvillon të menduarit matematik, të menduarit kritik dhe precizitetin në mënyrë të avancuar, për t'i zbatuar në fusha të ndryshme. Për më shumë, programi i mpreh aftësitë e komunikimit të studentëve dhe i vendos bazat për karrierat e tyre të ardhshme në hulumtime në matematikë, ose për punësim në industri të ndryshme moderne.

Departamenti i Fizikës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Programet studimore  në nivelin Bachelor (Bsc):

  1. Fizikë        

Programet studimore  në nivelin Master (BSc):

  1. Fizikë

Programi Fizikë – Niveli i studimeve Bachelor (BSc)

Programi i studimeve të nivelit bachelor ka për qëllim që studentët të:

  • Të  fitojnë  njohuritë bazë nga Fizika e pergjithshme  dhe eksperimentale
  • Të  fitojnë  njohuritë bazë nga kurset e pergjithshme të Matematikës dhe Matematikes fizike
  • Zgjerojnë njohuritë nga kurset speciale të Fizikës si  Fizikë bërthamore me  grimca elementare dhe  Fizikës relativiste
  • Thellojnë shkathtësitë matematike në përshkrimin dhe parashikimin e dukurive dhe të ngritin në nivel më të lartë kompetencat profesionale nga lëmi i studimit.
  • Aftësohen për vazhdim të studimeve master.

Programi Fizikë – Niveli i studimeve Master (MSc)

Programi i studimeve të nivelit master ka për qëllim që studentët të:

  • Zgjerojnë njohuritë nga Fizika teorike dhe eksperimentale
  • Zgjerojnë njohuritë nga kurset speciale të Fizikës si  Fizikë  bërthamore me grimca elementare dhe  Fizikës të materialeve
  • Thellojnë shkathtësitë matematike në përshkrimin dhe parashikimin e dukurive dhe të ngritin në nivel më të lartë kompetencat profesionale nga lëmi i studimit.
  • Ngritën nga Niveli i të mësuarit, në nivelin e zbatimit të metodologjisë së hulumtimit shkencor: identifikimi i problemit për hulumtim, formulimi i hipotezës, planifikimi i hulumtimit dhe eksperimentit, mbledhja e të dhënave, përpunimi dhe prezantimi i tyre.
  • Zbatojnë aftësitë e fituara për të dhënë përgjigje dhe zgjidhur probleme në mënyrë të pavarur nga fusha e ngushte profesionale në situata të ndryshme të jetës së përditshme.
  • Aftësohen për vazhdim të studimeve më të thelluara nga fushat e Fizikës

Departamenti i Kimisë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dy programe studimore  në nivelin Bachelor (BSc):

  1. Kimi
  2. Kimi inxhinierike

Tri programe studimore  në nivelin Master (MSc):

  1. Kimi fizike dhe kimi inorganike
  2. Kimi organike
  3. Kimi analitike dhe kimi e mjedisit

Një program studimor  në nivelin e Doktoratës (MSc):

  1. Kimi

Programi Kimi – Niveli i studimeve Bachelor (BSc)

Ky program ofron një trajnim gjithëpërfshirës në fushën e kimisë. Programi i pajis studentët me njohuri dhe shkathtësi, si dhe zhvillon qëndrime për të trajtuar probleme të ndryshme që kanë të bëjnë me kiminë. Për më shumë, programi i mpreh aftësitë e komunikimit të studentëve dhe i vendos bazat për karrierat e tyre të ardhshme në hulumtime ose mësimdhënie në kimi.

Studentet të cilët përfundojnë studimet në drejtimin Bachelor i Kimisë në Deparatamentin e Kimisë (Fakulteti i Shkencave Matematike Natyrore – FSHMN, Universiteti i Prishtinës) perspektivёn e tyre të punësimit e kanë në procesin mësimor; hulumtues nё institute kёrkimore dhe universitete; laboratorët e industrive kimike dhe farmaceutike; agjencitë për mbrojtjen e mjedisit; laboratorët e industrisë së ujit dhe mbeturinave të ujit; institutet për analiza mjeko-ligjore apo hetimeve penale; laboratorë për toksikologji kimike; laboratorët pёr prodhimin e kozmetikёs etj.

Programi Kimi Inxhinierike Niveli i studimeve Bachelor (BSc)

Studentet të cilët përfundojnë studimet në drejtimin Bachelor i Kimisë Inxhinierike në Deparatamentin e Kimisë (Fakulteti i Shkencave Matematike Natyrore – FSHMN, Universiteti i Prishtinës) perspektiven e tyre të punësimit e kanë në industrinë kimike e cila momentalisht e edhe në të ardhmen do të ketë nevojë të madhe për zhvillim më të hovshëm dhe kështu kuadrat e tilla do të jenë  një mbështetje e fuqishme  për të arritur këtë qëllim. Përveq kësaj mundësitë e punësimit të këtyre kuadrave janë të shumëta, pasi që me njohuritë që ata i marrin nga ky program ju jep atyre mundësin e punësimit edhe në degë tjera të hulumtimeve e studimeve ambientale, mundësi të shumta punësimi në laboratore të ndryshme të analizës kimike, etj.

Edhe në drejtimin inxhinjerik lëndët mësimore në semestrin e parë dhe të dytë bazohen kryesisht në lëmit e shkencave natyrore si kimia, matematika dhe fizika në mënyrë që studentëve të t’u ofrojnë njohuritë bazë për studime të mëtutjeshme të kimisë.

Në drejtimin inxhinierik vëmendje më e madhe i kushtohet disiplinave profesionale të cilat gjejnë zbatim për kryerje të punëve në veprimtari industriale të ndryshme. Prandaj, studentët e diplomuar në drejtimin inxhinierik do të punësohen në çdo lëmi të ekonomisë, në institucione shtetërore, ndërmarrje publike dhe private, për punë në laboratorë të cilët janë të akredituar për disa veprimtari nga fushëveprimet e kimisë,  pjesëmarrje në  projekte nga lëmi i kimisë, teknologjisë, etj.,  ku kërkohet njohuri dhe aftësi pune për këtë lëmi.

Studentet të cilët përfundojnë studimet në drejtimin Bachelor i Kimisë Inxhinierike  në Deparatamentin e Kimisë (Fakulteti i Shkencave Matematike Natyrore – FSHMN, Universiteti i Prishtinës) perspektivёn e tyre të punësimit e kanë në industrinё kimike dhe farmaceutike; agjencitë për mbrojtjen e mjedisit; laboratorët e industrisë së ujit dhe mbeturinave të ujit; laboratorë për toksikologji kimike; laboratorët pёr  prodhimin e kozmetikёs  dhe produkteve të tjera të konsumit etj.

Programi Kimi fizike dhe inorganike – Niveli i studimeve Master (MSc)

Në studimet Master drejtimin Kimi Fizike dhe Inorganike vëmendje më e madhe i kushtohet disiplinave profesionale të cilat gjejnë zbatim për kryeje të punëve në veprimtari industriale të ndryshme. Prandaj, studentët e diplomuar në Kimi Fizike dhe Inorganikë, do të punësohen në çdo lëmi të ekonomisë, në institucione shtetërore, ndërmarrje publike dhe private, për punë në laboratorë të cilët janë të akredituar për disa veprimtari nga fushëveprimet e kimisë,  pjesëmarrje në  projekte nga lëmi i kimisë, teknologjisë, etj.,  ku kërkohet njohuri dhe aftësi pune për këtë lëmi.

Pas përfundimit të këtyre studimeve, studentët e diplomuar do të aftësohen që të punojnë në lëmi  përkatëse të cilat kërkojnë njohuri dhe aftësi të ekspertëve të cilët do të jenë në radhë të parë të aftë për veprimtari fundamentale shkencore në lëmi të  kimisë, ose do të përcaktohen për të vazhduar studimet e doktoratës.

Programi Kimi organike – Niveli i studimeve Master ( MSc)

Objektivi i studimeve master nga Kimia Organike është të ngrisë edukimin e studentëve të masterit në kimi organike dhe disiplina të ngjajshme me qëllim të përforcimit të përvojës eksperimentale të plotësuar nga trajnimet e avansuara teorike.  Prandaj ky program universitarë është i dizajnuar t’i zhvillojë: cilësitë individuale, iniciativën, shkathtësinë, saktësinë dhe mendimin kritik në punën laboratorike, të stimulojë interesin e duhur për t’u qasur projekteve hulumtuese në kushte të reja dhe të adaptohen me mjetet eksperimentale të nevojshme. Në fund studentëve u kërkohet trajnime që tu bashkohen punës në grupe në sektorë privat dhe publik në fusha që ndërlidhen me kiminë organike.

Studentët duhet të jenë në gjendje të:

  • Përshkruajnë reaksionet organike dhe të identifikojnë metodat për sinteza të komponimeve organike.
  • Parashikojnë reaktivitetin dhe interaksionet e lidhjeve për molekula kompleksemultifunksionore.
  • Sygjerojnë rrugët për sinteza të barërave potenciale duke shfrytëzuar analizën retrosintetike.
  • Përzgjedhin dhe të shfrytëzojnë metodën instrumentale për karakterizimin e komponimeve organike dhe për matjen e vetive kimike e fizike të tyre.
  • Zbatojnë teknikat bashkëkohore laboratorike për identifikimin dhe përcaktimin e pastërtisë së produkteve organike dhe t’i krahasojnë ato me proceset e zhvillimit të barërave.
  • Bashkëpunojnë me specialistë të disciplinave tjera siç janë kimistët ose farmacistët, varësisht nga linja e zgjedhur e programeve të studimit.
  • Zhvillojnë në mënyrë të pavarur projekte hulumtuese eksperimentale ose teorike nga fusha e kimisë organike dhe të analizojnë dhe paraqesin rezultatet me gojë ose me shkrim.

Programi Kimi analitike dhe kimi e mjedisit - Niveli i studimeve Master (MSc)

Studentet të cilët përfundojnë studimet në drejtimin Mastër Kimi analitike dhe kimi e mjedisit në Deparatamentin e Kimisë (Fakulteti i Shkencave Matematike Natyrore – FSHMN, Universiteti i Prishtinës) perspektiven e tyre të punësimit e kanë në cdo sektor të prodhimit duke përfshirë industrinë kimike e cila momentalisht e edhe në të ardhmen do të ketë nevojë të madhe për zhvillim më të hovshëm dhe kështu kuadrat e tilla do të jenë  një mbështetje e fuqishme  për të arritur këtë qëllim. Përveq kësaj mundësitë e punësimit të këtyre kuadrave janë të shumëta, pasi që me njohuritë që ata i marrin nga ky program ju jep atyre mundësin e punësimit edhe në degë tjera të hulumtimeve e studimeve ambientale, mundësi të shumta punësimi në laboratore të ndryshme të analizës kimike, etj.

Perspektiva e tyre e punësimit është në industrinё kimike dhe farmaceutike; agjencitë për mbrojtjen e mjedisit; laboratorët e industrisë së ujit dhe mbeturinave; laboratorë për toksikologji kimike; industrinë farmaceutike, laboratorët pёr  prodhimin e kozmetikёs  dhe produkteve të tjera të konsumit etj.

Programi Kimi – (PhD)

Studentёt tё cilёt pёrfundojnё studimet e doktoratёs pёr kimi, perspektivёn e tyre të punësimit e kanë nё laboratoret kёrkimore hulumtuse ( universitete ose institute) publike ose prívate. Perspektiva e tyre ёshtё e lidhur ngushtё me nivelin e angazhimit nё  aktivitetet e pёrditshme hulumtuese dhe profesionale. 

Qёllimi kryesorё i Studimeve tё Doktoratёs tё Kimisё ёshtё arritja e kompetencave tё studjuesve tё rinjё :

  • aftёsi pёr  analizё kritike tё problemeve  komplekse;
  • aftёsi  komunikimi nga fusha  hulumtuese me hulumtues nga Institucionet e vendeve tё zhvilluara;
  • aftёsi e promovimit tё pёrparimit shkencor e teknologjik dhe aplikimit tё tij.

Departamenti i Biologjisë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Programet studimore në nivelin Bachelor (BSc):

  1. Biologji
  2. Ekologji dhe  mbrojtje e mjedisit

Programet studimore në nivelin Master (BSc):

  1. Ekologji dhe mbrojtje e mjedisit

Programet studimore  në nivelin e Doktoratës (PhD):

  1. Biologji e organizmave dhe ekologji

Programi Biologji Niveli i studimeve  Bachelor (BSc)

Programi i studimeve të nivelit bachelor ka për qëllim që studentët:

  • Të fitojnë njohuri të gjera lidhur me konceptet fundamentale të shkencës së biologjisë dhe të shkencave të lidhura me te, fizikës, kimisë, informatikës, etj.
  • Të fitojnë njohuri dhe përvoja nga metodat themelore të eksperimentit në biologji dhe  shkathtësi të përdorimit të instrumenteve, aparaturave dhe mjeteve tjera në punën praktike në laborator dhe në natyrë.
  • Të përpunojnë dhe analizojnë të dhënat.

Programi Ekologji dhe mbrojtje e mjedisit – Niveli i studimeve bachelor (BSc)

Struktura programit të studimit në nivelin bachelor në drejtimin Ekologji- mbrojtje e mjedisit ofron mundësi të zhvillimit të njohurive dhe aftësive të nevojshme për nivelin e shkallës së parë të studimit në fushat e shkencave biologjike në përgjithësi dhe atyre ekologjike në veçanti.  Pos lëndëve  të përgjithshme biologjike studentëve ju ofrohen edhe lëndë specifike nga lëmi profesional që kanë të bëjnë me aplikimin e njohurive fundamentale dhe specifike ekologjike në funksion të mbrojtjes së natyrës dhe mjedisit jetësor, menaxhimit të drejtë të resurseve natyrore dhe ruajtjes së biodiversitetit.  E gjithë kjo veprimtari edukativo-arsimore plotësohet me punën në terren dhe me pjesën praktike nga lëndët ekologjike

Pas diplomimit studentët do të jenë në gjendje:

  • Të njohin principet e shkencave natyrore, veçanërisht të biologjisë në nivele të ndryshme nga biologjia molekulare deri te ekologjia e peizazhit.
  • Të kuptojnë konceptet dhe parimet e politikave mjedisore, ne Kosove, Evrope dhe Botë.
  • Të aplikojnë njohuritë ekologjike në zbatimin e rregullave dhe ligjeve që kanë të bëjnë me mbrojtjen e natyrës dhe mjedisit, dhe konservimin e natyrës.
  • Të ballafaqohen me zgjidhjen e problemeve  teorike dhe praktike që lidhen me mjedisin.
  • Të njohin bazat biologjike, ligjore, hapësinore dhe informative të planifikimit, menaxhimit dhe mbrojtjes së natyrës.
  • Të fitojnë aftësi për integrimin e njohurive nga shkencat e ndryshme.
  • Të zhvillojë shkathtësi të punës në laborator dhe në terren.

Programi Ekologji dhe mbrojtje e mjedisit- Niveli i studimeve Master (MSc)

Struktura programit të studimit në nivelin Master në drejtimin Ekologji dhe Mbrojtje e Mjedisit ofron mundësin e avancimit të njohurive dhe aftësive në fushat e shkencave ekologjike dhe atyre mjedisore. Studentëve do të ju ofrohen kurse nga lëmi lëndëve profesionale që kanë të bëjnë me aplikimin e njohurive ekologjike, mbrojtjen dhe konservimin e biodiversitetit, njohjen me ligjet dhe konventat mjedisore, monitorimin e zonave të mbrojtura etj.  E gjithë kjo veprimtari edukativo-arsimore plotësohet me punë në terren dhe me pjesën praktike nga lëndët ekologjike. 

Kuadro me që përfundojnë studimet në fushën e Ekologjisë dhe mbrojtjes së mjedisit   mundë të punësohen në institucione qeveritare dhe komunale që kanë të bëjnë me mjedisin, drejtorit që merren me menaxhim të zonave të ndryshme natyrore, organizatat që merren me planifikim hapësinor, në ndërtimtari, industri, urbanizëm, energjetikë dhe komunikacion si dhe në organizatat joqeveritare mjedisore. Studentët e diplomuar do të jenë në gjendje:

  • Ti vlerësojnë dhe analizojnë proceset në ekosistemet tokësore , ujore dhe antropogjene,
  • Shfrytëzimin e qëndrueshëm të resurseve natyrore.
  • Të jenë të aftë për zgjedhje të pamvarur të problemeve komplekse në ekologji, mjedis dhe konservim të natyrës.
  • Të jenë të aftë të menaxhojnë qëndrueshëm me resurset natyrore dhe mbrojtjen e mjedisit si dhe të menaxhojë qëndrueshëm në ekosistemet gjysëm natyrale.
  • Të fitojnë njohuri rreth metodave speciale dhe teknikave të hulumtimit në biologji, ekologji dhe konservim të natyrës
  • Të fitojnë njohuri rreth relacioneve të organizmave dhe sistemeve mjedisore me sistemet e tjera në natyrë dhe shoqëri
  • Të jenë të aftë që të sintetizojnë njohuritë nga shkencat e natyrës të cilat mundësojnë vlerësim të detajuar të ndikimit në mjedis.
  • Të jenë të aftë që të pamvarur dhe në mënyrë kompetente të menaxhojnë projekte nga fusha e biologjisë, ekologjisë dhe konservimit të natyrës.
  • Të jenë të aftë që të organizojnë dhe koordinojnë punën në laborator dh terren si dhe të sigurojnë punën e sigurtë sipas legjislaturës për siguri në punë. Të njohin metodat moderne të hulumtimit shkencor gjatë menaxhimit të mjedisit punues dhe jetësor.
  • Të fitojnë njohuri për të implementuar legjislacionin përkatës për menaxhimin e mjedisit punues dhe jetësor.

Programi Biologji e organizmave dhe ekologji - PhD

Studentët pas përfundimit të studimeve të doktorates do të jenë në gjendje që të :

  • Pranojnë më shumë informacione të specializuara dhe fitojnë njohuri për fusha specifike të biologjisë
  • Forcojnë kompetencat për punës
  • Kenë aftësi që në mënyrë të pavarur të bashkëpunojnë me insituticionet tjera relevante
  • Menaxhojnë projekte të ndryshme që kanë të bëjnë me mbrojtjen e ambientit
  • Përdorin literaturën aktuale dhe tjetër lidhur me qështje të caktuara shkencore biologjike
  • Hulumtojnë qështje të caktuara shkencore biologjike
  • Implementojnë njorintë e tyre teorike në praktikë

Departamenti i Gjeografisë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Programet studimore në nivelin Bachelor:

  1. Gjeografi                              

Programet studimore në nivelin Master:

  1. Gjeografi

Programi Gjeografi –  Niveli i studimeve Bachelor (BSc)

Studentet të cilët përfundojnë studimet në drejtimin bachelor i Gjeografisë së Përgjithshme në Deparatamentin e Gjeografisë (Fakulteti i Shkencave Matematike Natyrore – FSHMN, Universiteti i Prishtinës) perspektivёn e tyre të punësimit e kanë në institucionet arsimore; entet e ndryshme si atë hidrometeorologjik, të statistikës; institutin për planifikim hapësinor, insitutin për mbrojtjen e natyrës, ministritë e ndryshme si atë të mjedisit dhe planifikimit hapësinor, tregëtisë dhe turizimit, transportit dhe telekomunikacionit, në të cilat me sukses mund të  kryejnë punët e ndryshme organizative dhe menaxhuese si dhe të udhëheqin sektorët e hartografisë dhe GIS-it brenda këtyre institucioneve. 

Objektivat themelore të programit Gjeografi e përgjithshme, bachelor janë:

  • njohuria bazike mbi gjeografinë fizike, shoqërore, ekonomike dhe regjionale (dukuritë, proceset dhe elementet hapësinore),
  • aftësia për përdorimin e literaturës së sotme profesionale,
  • aftësia për punë individuale si dhe pjesë e grupit (ndërkombëtar),
  • aftësia për prezantim me shkrim e me gojë të temave të veçanta,
  • aftësia për arsimim gjatë tërë jetës.

Ndërsa objektivat specifike që synohen të arrihen me përfundimin e këtij programi janë:

  • aftësia e përdorimit të njohurive të fituara për zgjedhjen e problemeve gjeografike,
  • aftësia e zbatimit të teknikave hulumtuese si: gjeostatistikë, informatikë, hartografi, GIS, remote sensing,
  • aftësia e zbatimit të njohurive në planifikim dhe rregullim të hapësirës,
  • aftësia e zhvillimit të shkathtësive metodike dhe didaktike dhe transferimit të këtyre njohurive tek nxënësit e shkollës së mesme të ulët.

Programi Gjeografi – Niveli i studimeve Master (MSc)

Objektivat themelore të programit Gjeografi e përgjithshme, Master janë:

  • njohuria te avancuara mbi gjeografinë fizike, shoqërore, ekonomike, planifikimin hapesinor dhe regjional, mjedis etj.
  • aftësia për përdorimin e literaturës së sotme shkencore e profesionale,nga fusha e gjeografisë.
  • aftësia për punë individuale si dhe pjesë e grupit (ndërkombëtar),ne zgjedhjen e problemeve gjeografike.
  • aftësia për prezantim me shkrim e me gojë të proceseve dhe dukurive të veçanta gjeografike.
  • aftësia për arsimim gjatë tërë jetës nga problematika gjeografike.

Ndërsa objektivat specifike që synohen të arrihen me përfundimin e këtij programi janë:

  • aftësia e përdorimit të njohurive të fituara për zgjedhjen e problemeve praktike nga fusha fiziko-gjeografike,
  • aftësia e zbatimit të teknikave hulumtuese si: GIS, Gjeostatistikë, Informatikë, Hartografi, Remote sensing,
  • aftësia e zbatimit të njohurive në fushën e socio-ekonomisë, planifikim dhe rregullim të hapësirës, mjedisit etj.
  • aftësia e zhvillimit të shkathtësive metodike dhe didaktike dhe transferimit të këtyre njohurive tek nxënësit e shkollës së mesme të ulët dhe te larta.

Shih edhe këtë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]