Departamenti i Gjeografisë i Universitetit të Prishtinës
Departamenti i Gjeografisë i Universitetit te Prishtinës
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin shkollor 1963/64 institucioneve të pakta të shkollimit të lartë dhe superior në Kosovë iu shtua edhe një fushë e dijes dhe edukimit – Katedra e Gjeografisë. Katedra e Gjeografisë u themelua në kuadër të Fakultetit Filozofik, i cili kishte filluar punën më 1960 me këto katedra: Katedra e Albanologjisë, Katedra e Serbokroatishtes , Katedra e Kimisë, Katedra e Biologjisë, Katedrën e Matematikës dhe Katedrën e Fizikës. Në vitin shkollor 1972/1973, me vendim të Këshillit Mësimoro-Shkencor, Fakulteti Filozofik ndahet në dy fakultete: në Fakultetin Filozofik dhe në Fakultetin e Shkencave Matemetike - Ntyrore. Seksioni i Gjeografisë së bashku me Seksionin e Matematikës, Seksionin e Kimisë, seksionin e Biologjisë dhe Seksionin e Fizikës hynë në përbërje të FSHMN-së.
Seksioni i Gjeografisë u bë qendra e parë e edukimit dhe e shkencës gjeografike në hallkën e themelatave të tjera të pakta të shkollimit të lartë, që qonin drejt kosolidimit të institucioneve kombëtare të shkollimittë latë, përkatësisht themelimit të Universitetit të Prishtinës më 15 shkurt 1971.
Katedra e Gjeografisë filloi punën në vitin shkollor 1963/1964. Drejtues i parë i emeruar i saj ishte akademik Anatasie Uroshevici. Ndersa nga pala shqiptare u pranua si sekretar mr. Musa Gashi
Pas A. Uroshevicqit shef i Katedrës së Gjeografisë në vitin 1972 u emrua mr. M.Gashi, kurse nga viti 1972 kjo detyrë iu besua prof. Mark Krasniqit, i cili njëkohësisht ushtronte edhe detyrën e Dekanit të Fakultetit Ekonomiko-Juridik të Universitetit të Prishtinës.
Në fillim të punës së Katedrës së Gjeografisë pedagogët e parë u angazhuan nga Universiteti i Beogradit dhe Universiteti i Shkupit.
Duke filluar nga regjistrimi i gjeneratës së parë në vitin shkollor 1963/1964 e deri tani në Departamentin e Gjeografisë janë diplomuar rreth 750 studentë.
Siç dihet, në fillim ligjëratat dhe ushtrimet janë mbajtur në gjuhën serbokroate për studentë shqiptarë, serbë dhe pë rata të bashkësive tjera etnike. Pedagogët dhe asistentët e parë shqiptarë atëherë kan mbajtur mësimin dhe ushtrimet vetëm në gjuhën serbokroate.
Pas demostratave të studentëve në nëntor të viti 1969 filloi një process i rëndësishëm në avancimin e mësidhënies në gjuhën amtare edhe në Seksionin e Gjeografisë dhe në seksionet tjera të fakulteteve të Prishtinës.
Pas demostratave shefi i Seksionit, prof A Urosheviq dhe disa pedagoë të tjerë janë larguar pa u vërejtur. Me angazhimin e e prof . Dr. Mark Krasniqit fillojnë ligjëratat e para në gjuhen shqipe. Ligjërues të parë ishin mr. Musa Gashi dhe prof. dr. Mark Kraniqi. Pastaj filloi procesi i përshpejtimit të zgjedhjes së pedagogëve shqiptarë. Kështu, u zgjodhën: mr. Qazim Lleshi, prof. Zeqir Bajrami, prof. Riza Çavolli etj.
Asistentët e rinj nga gjeneratat e par të diplomuara në Prishtinë dhe në qendrat tjera universitare ishin zgjedhur: Asllan Pushka, Ibrahim Ahmetaj, Valdet Pruthi, Muharrem Cërabregu, Ruzhdi Pllana, Hivzi Islami dhe Tefik Basha.
shih edhe këtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Kosovës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |