Qazim Lleshi
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Prof. Dr. Qazim Lleshi lindi më 26 prill të vitit 1931 në Gjakovë, është gjeograf i pensionuar shqiptar.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Prof. Dr. Qazim Lleshi lindi më 26 prill të vitit 1931 në Gjakovë ku dhe mbaroi shkollën fillore dhe Shkollen Normale. Në vitin 1950 kreu Shkollen e Lartë Pedagogjike ( Grupi I Gjeografisë) në Beograd, ndërsa më 1959 diplomoi gjeografinë në Universitetin e Beogradit. Disa vite punoi si arsimtar dhe professor i gjeografisë në Rahovec dhe Gjakovë. Studimet pouniversitare i kreu në Universitetin e Zagrebit, ku magjistroi më 1965. Në vitin shkollor 1965/66, me bursen e qeverisë mbretrore belge , qëndroi për studime specialstike në Lige dhe Bruxelles. Pastaj punësohet në Entin për Planifikim Shoqërorë të Kosoves dhe në Entin për Urbanizëm dhe Projektime të Kosovës.
Në vitin 1969 zgjedhet ligjërues në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, seksioni i gjeografisë, dhe më vonë, pasi doktoroi në Universitetin e Zagrebit në vitin 1972, avansohet në profesor inordinar dhe pas pesë viteve në profesor ordinar, ku mban mësim nga disa lëndë. Mori pjesë aktive në shumë simpoziume e kongrese ndërkombëtare të gjeografëve në qendrat më të mëdha evropiane dhe botërore. U pensionua në vitin 1991.
Botoi shum studime dhe artikuj nga sfera urbanologjike , shoqërore–gjeografike dhe regjionale. U mor edhe me terminologji gjeografike, onomastikë dhe publicistikë. Ka botuar reth 200 artikuj, kontribute, vështrime mbi qështjen të ndryshme.
Ndër veprat e tij më të rëndësishme numërohen Qytetet e Kosovës, Bazat e Urbanologjisë, Ekologjia humane me bazat e shkencës rrethinore, Fjalorth kuptimesh të gjera gjeografike në shqip.
Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |