Fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Prishtinës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Ndërtesa e Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës.

Fakulteti i Filologjisë është njëri ndër fakultetet e Universitetit të Prishtinës i cili ndodhet në kryeqendrën e Kosovës, Prishtinë.

Historiku[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Katedrat e para të Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës janë themeluar në vitin akademik 1960/61. Atëherë degët e Fakultetit të sotëm u hapën dhe vepronin në kuadër të Fakultetit Filozofik të Prishtinës. Së pari është hapur Katedra e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqipe, Katedra e Gjuhës Serbokroate dhe e Letërsisë Jugosllave. Pastaj, në vitin akademik 1961/62 janë hapur Katedra e Gjuhës dhe e Letërsisë Angleze dhe Katedra e Gjuhës dhe e Letërsisë Ruse, kurse disa vjet më vonë janë hapur Katedra e Gjuhës dhe e Letërsisë Frënge, e pas saj Katedra e Orientalistikës. Në fund të viteve të 80-ta është hapur Dega e Turkologjisë, kurse më 1991/92, në shtëpi private, është hapur Dega e Gjuhës dhe e Letërsisë Gjermane. Në vitin 1976, me Statutin e Fakultetit, katedrat u quajtën degë.[1]

Në vitin akademik 1970/71 janë hapur studimet pasuniversitare në Katedrën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe. Në kuadër të Fakultetit në vitin akademik 1974/75 është themeluar Seminari i Kulturës Shqiptare, i cili më 1978/79 mori emrin Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Ky Seminar ka punuar rregullisht deri më 1990, përveç në vitin 1981, kur nuk u lejua për shkak të keqësimit të gjendjes politike në Kosovë. Ky Seminar ka tubuar numër të madh albanologësh dhe dashamirë të tjerë të gjuhës dhe të kulturës shqiptare nga gjithë bota. Në vitin 1989 Fakulteti i Filologjisë ndahet nga Fakulteti Filozofik. Prej vitit 1994 quhet Fakulteti i Filologjisë.[1]

Programet studimore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Prishtinës ka këto drejtime (silabuse) të studimit:

  1. Gjuha Shqipe
  2. Letërsi Shqipe
  3. Gjuhë dhe Letërsi Angleze
  4. Gjuhë dhe Letërsi Gjermane
  5. Gjuhë dhe Letërsi Frënge
  6. Orientalistikës
  7. Gjuhë dhe Letërsi Turke
  8. Gazetarisë
  9. Master
  10. Doktoraturë

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]