Jump to content

Një skenar kronologjik për univerzin pas Big Bang-ut

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ilustrim i evoluimit të universit prej Big Bang-ut(majtas). Në këtë diagram universi është paraqitur me dy dimensione dhe dimensioni i tretë(horizontal)është dimensioni i kohës, e cila rritet në të majtë.

Më poshtë do të përshkruajmë një nga skenarët më të pranuar të ecurisë së universit. Fazat apo ngjarjet kryesore në historinë e tij sipas ketij skenari, do të komentohen shkurtimisht, dhe do të ilustrohen me një figurë të vendosur në anën e djathtë. Boshti horizontal i kohës, në atë figurë, nuk jepet në shkallë lineare. Në zbritjen drejt Big Bang-ut, temperatura ngrihet deri në vlera tepër të larta dhe proceset fizike zhvillohen me një shpejtësi shumë të madhe. Duke përmbledhur, mund të veçojmë në këtë skenar këto faza:[1]

Menjëherë pas Big Bang-ut, deri në kohën e Plankut 10–43 s kemi kushte ekstreme, për të cilat nuk vlejnë ligjet, që njohim sot. Mendohet se kjo “erë e Plankut” udhëhiqet nga graviteti kuantik. Në këtë erë temperatura është aq e madhe sa të katër forcat fundamentale—Elektromagnetizmi, Graviteti, Bashkëveprimi i dobët bërthamor, dhe Bashkëveprimi i fortë bërthamor—janë të unifikuara në një forcë të vetme.

Era e unifikimit të madh

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në intervalin mjaft të shkurtër kohor midis 10–43 s dhe 10–35 s shfaqet forca gravitacionale si forcë e veçuar. Temperatura mbetet ende mjaft e lartë, energjia e grimcave dhe fotoneve shumë e madhe. Zhvillohet një proces i pandërprerë lindjesh dhe zhdukjes i grimcave-antigrimcave. Ndryshe kjo fazë quhet dhe “ era GUT” sepse mbeten të unifikuara tri forca bazë, në përputhje me Teorinë e Unifikimit të Madh (Grand Unified Theory - GUT). Po ashtu, kjo fazë karakterizohet nga një zgjerim apo ritje tepër e shpejtë, prandaj është quajtur për më tej inflacion apo epoka inflatore.

Era elektro-e dobët

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në intervalin e shkurtër kohor midis fraksioneve 10–35 s dhe 10–10 s, temperatura bie nga 1029 K në 1015 K. Po ashtu, shkëputet aty dhe bashkëveprimi i fortë bërthamor nga ai elektro-i dobët. Pra, në këtë fazë na shfaqen tri forca bazë: forca gravitacionale, forca bërthamore dhe forca elektro-e dobët. Prandaj kjo fazë quhet ndryshe dhe “era elektro-e dobët”.

Era e grimcave elementare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kjo fazë vazhdon deri në një kohë të rendit të mikrosekondave (10–6 s) pas Big-Bang-ut. Si pasojë e ftohjes (gjatë zgjerimit) ndahet forca elektromagnetike nga ajo e dobët. Shfaqen kështu katër forca të diferencuara. Universi është i mbushur me rrezatim (fotone), kuarke, leptone dhe antigrimcat e tyre. Kjo është dhe gjendja e të ashtuquajturës plazmë kuark-gluon. Fillimisht temperatura është ende e lartë për të lejuar kuarket që të lidhen me njeri-tjetrin për të formuar grimca të përbëra si protone dhe neutrone. Në fund të kësaj periudhe (afro 1 mikrosekondë) nga Big Bang-u temperatura bie në afro 1012 K dhe nisin të formohen protonet dhe neutronet. Prandaj dhe kjo fazë quhet dhe “era e grimcave elementare”. [2]

Era e universit të hershëm

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Historia e kozmosit

Një fazë tjetër mund të konsiderohet ajo që përmban zhvillimin nga fundi i fazës së katërt deri në 3 minuta nga fillimi i shpërthimit. Në të vërtetë kjo fazë ndahet në disa nënfaza por për arsye thjeshtësie po e paraqesim si një të vetme. Në këtë interval temperatura ka zbritur deri në 1 miliard gradë Kelvin (109 K), që është ende shumë më e lartë se temperatura në brendësi të diellit. Mjaft fotone nuk formojnë më çiftet elektron-pozitron, ndërsa kuarket kombinohen së bashku për të formuar mezonet dhe barionet. Madje, në intervalin midis 0.001 s në 3 minuta, në univers fillon sinteza. Në fund të kësaj faze, dhe fillim të fazës tjetër, nëpërmjet sintezës bërthamore, pjesën më të madhe, afro 75 %, të materies barionike e përbën hidrogjeni i zakonshëm (1H), kurse pjesa tjetër prej 25 % përbëhet nga izotope më të rëndë të hidrogjenit (2H = D, 3H = T), He apo Li.

Pavarësisht ndërthurjes, kjo fazë shtrihet në një interval të madh kohor, nga 3 minuta deri në 500.000-700.000 vjet pas Big-Bang-ut. Në fund të kësaj faze temperatura bie në 3600 K. Neutronet e protonet vazhdojnë të bashkohen midis tyre, duke formuar bërthama gjithnjë e më të rënda, prandaj ajo quhet dhe “era e bërthamave”. Ajo vrojtohet sot në formën e një foni rrezatimi kozmik, sepse materia është bërë gradualisht transparente për fotonet (d.m.th. fotonet, në këto kushte, mund të përshkojnë të gjithë universin). Pra, ajo që ne shohim aktualisht janë objekte në gjendjen që ata ishin në të kaluarën dhe si janë sot këto objekte.

Era e formimit të strukturave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Një foto e bërë nga teleskopi Hubble që tregon universin në fazat e hershme të formimit të strukturave.

Kjo është dhe faza e fundit, që mbyllet me ditët tona. Gjatë saj është realizuar formimi i atomeve e molekulave, galaktikave, yjeve e planetëve.[3]

  1. ^ Rexhep Meidani, Mbi hapësirë - kohën, Faqe 56
  2. ^ Rexhep Meidani, Mbi hapësirë - kohën, Faqe 57.
  3. ^ Rexhep Meidani, Mbi hapësirë - kohën, Faqe 58