Njëqind vjet vetmi (Sabri Hamiti)

Njëqind vjet vetmi është roman i shkruar nga Sabri Hamiti, u botua në Prishtinë në vitin 1976. Studjuesi Ibrahim Rugova shkruan për këtë roman: "I gjithë romani merret me zhvillimin dhe me formimin e personalitetit këtu, e të individit përgjithësisht. Autori në këtë roman, për dallim nga romanet e ngjashme, e merr vetëm një segment të zhvillimit të personalitetit, zhvillimin dhe formimin shpirtëror të tij nëpër situata të ndryshme që dalin nga njohuria fiktive (artistike) dhe nga ajo empirike së pari e akumuluar si rezultat ekzistues dhe, tjetër herë e jetuar si rezultat i fituar, personal e individual. Kjo ide realizohet në mënyrë mjaft artistike përmes formave të kombinuara të rrëfimit, që gjenden në ndër marrëdhënie të ngushta ndërmjet veti, po si tërësi të veçanta rrëfimtare, e konceptualisht komplementare, gjithnjë me bazë ngjashmërie." Ky roman ndahet në tri pjesë: Pjesa 1.GJYSHJA,2.NIPI,dhe pjesa 3.UNE.
Pjesa I-GJYSHJA:
Kasolla,
Vilajeti i errët,
Gryka e malit,
Mbreti pa emër,
Lumturia,uria,dhe deti
Liria marimangat.
Pjesa II-NIPI:
Njeiu dhe shtiza,
Bari i minit,
Dashuria,
Kokrrat e kresë,
Bari i fatit,
Kënga heshtja,
Letrat e pashkruara,
Gjumi i diellit,
Arratia.
Pjesa III-UNE:
Shtëpia në rrugë,
Ditari nga spitali,
Albumi,
Stacioni i fundit.