Njeriu prej dheu
{{Infobox film Cairo International Film Festival Winner - International Panorama 1986| name=Njeriu prej dheu | native_name=Njeriu prej dheu | country=Kosova | released=1984 | runtime= | language=Shqip | studio=Kosovafilmi |GENRE=Dramë Sociale |FRKV= |MOSH= | gross= | budget= | director=Agim Sopi Nuredin Loxha (artistik) | writer=Agim Sopi Fadil Hysaj | producer=Menduh Nushi | music=Rauf Dhomi | cinematography= | editing= | starring=
|Ç= |}} Njeriu Prej Dheu është një film dramë-thriller Kosovar i vitit 1984 drejtuar nga Agim Sopi. Filmi është në lidhje me emigrantët shqiptarë në Turqi, luftën e tyre për tu ambjentuar në tokat e reja dhe dashurinë e tyre për atdheun. Regjizori paraqet me saktësi atmosferën e zymtë që mbizotëronte gjatë atyre kohërave. Muzika për filmin është kompozuar nga Rauf Dhomi.
Të dhënat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Zhanri: Dramë
- Regjia: Agim Sopi
- Producent: Kosova Film, Prishtinë
- Skenari: Agim Sopi, Fadil Hysaj
- Muzika: Rauf Dhomi
- Kamera: Menduh Nushi
- Skenografia: Nuredin Loxha
- Vendi i prodhimit: Jugoslavia-Kosova
- Montazhi: Agron Vula
- asistent kamere: Milazim Salihu
- Kohëzgjatja: 102 minuta
- Teknika: Widescreen, kolor
- Premiera: 12 nëntor 1984.
- Aktrojnë: Abdurrahman Shala, Bislim Muçaj, Lumnije Muçaj, Teuta Rrahmani.
Përmbajtja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sokoli është një mesoburrë shqiptar kosovar i cili, së bashku me familjen e tij, emigron nga Kosova për në Turqi, dhe përballet me një botë të huaj dhe të panjohur. Përvojat e familjes së Sokolit, vështirësitë e shkatërrimit të familjes, vdekja dhe ri-emigracioni i djalit të tij si një punëtor në Gjermani. Pas një farë kohe ai përmallohet për shtëpinë, përfundimisht duke i lënë djalit të tij amanetin e fundit ,që pas vdekjes eshtrat e tij do të kthehen në vendin e tij të lindjes. Sokol vdes në afërsi të një shkëmbi në bregun e Detit të Zi. Disa muaj më vonë ai kthehet në fshatin e tij të lindjes, lajmet se Sokoli është kthyer nga emigracioni janë duke u përhapur. Ndërsa në fshat ai ndeshet me njerëz nga e kaluara e tij, të gjallët dhe të vdekurit, ndëkohë që disa akuzohen për përndjekje e disa që jetojnë . Përfundimisht me kthimin e djalit të tij në fshat me kockat e të atit Sokol në një valixhe dhe më pas eventualisht varrimin e tij , Sokoli gjen paqe.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Mehmetaj, Gani (2005). Magjia e ekranit: kritikë filmi (in Albanian). Kosovafilmi. p. 146.
- "Historiku i Kosovafilmit" (in Albanian). Kosovan Ministry of Culture. Retrieved 5 January 2016.
- Njeriu prej dheu në Internet Movie Database