Nofulla e sipërme
Appearance
Nofulla e sipërme është ashti më i madh i fytyrës rreth të cilit grupohen të gjitha eshtrat e tjera.
Ndërtimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në të dallojmë trupin dhe katër zgjatime.
Trupi i nofullës ka formën e piramidës maja e së cilës lidhet me ashtin mollzor , ndërsa baza e trupit ndërton murin e jashtëm të zgavrës të hundës.
Zgjatimi ballor merr pjesë në ndërtimin e murit të jashtëm të hapësirës së hundës.
Zgjatimi mollëzor lidhet me ashtin mollëzor.
Zgjatimi palatinal ndërton 2/3 e përparme të qjellzës së fortë, ndërsa faqja e sipërme e këtij zgjatimi merr pjesë në ndërtimin e bazës së hundës.
Zgjatimi dhëmbor ka një brinjë të zgjatur që paraqesin harkun dhëmbor.