Jump to content

Novosella (Kërçovë)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Novo Sella (Osllomej))
Novosellë
Fshat
Popullsia
 • Gjithsej143
{{{postal_code_type}}}
6254
TargatKL

Novosellë, (maqedonisht: Ново Село/Novo Selo) është fshat në komunën e Kërçovës, Maqedoni.

Novosella është një fshat kodrinor në jug-perëndim të Maqedonisë. Në nivel të vetëqeverisjes lokale, Novosella bën pjesë në komunën e Osllomesë, e cila përfshinë gati të gjithë fshatrat në veri të Kërçovës. Komuna e Osllomesë, komuna e Zajazit dhe komuna e Kërçovës në fillim të vitit 2013 u bashkuan në një komunë të vetme të Kërçovës.

Sipas regjistrimit të popullsisë së viti 2002, fshati kishte 143 banorë nga të cilët 141 ishin Shqiptarë dhe 2 Maqedonas.[1]

Shum nga banorët për shkak të gjendjes ekonomike kanë emigruar duke shkuar në drejtim të Europës perëndimore dhe një pjesë tjetër e popullatës ka braktisur fshatin dhe është shpërngulur në qytetin e Kërçovës. Ata që kanë mbetur merren me bujqësi, por më së shumti me blegtori.