Numri i masës
Në kimi, përsa i përket atomit ai ka numër mase. Ky numër mase tregon numrin e grimcave nënatomike në bërthamën e atomit. Pra numri i masës (A) tregon numrin e përgjithshëm të neutroneve dhe protoneve në bërthamën e çdo atomi. Formula për gjetjen e saj është : A = Z+nr.neutroneve. Ndërkohë nga kjo formulë dalin dhe formulat e tjera rrjedhëse për gjetjen e numrit të protoneve dhe neutroneve. Shembull: Një atom squfuri e ka A=33. Ne mund të përcaktojmë që numri i neutroneve është 17, meqë Z=16.