Shko te përmbajtja

Nusja nga Stambolli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Nusja nga Stambolli
ZhanriDramë
Shkruar ngaTeşrik-i Mesai
Regjia ngaZeynep Günay Tan
Deniz Kolosh
Shteti i origjinësTurqia
Gjuha origjinaleTurqisht
Nr. i sezoneve3
Nr. i episodeve87
Prodhimi
Producenti/jaOnur Güvenatam
Kohëzgjatja120 minuta
Publikimi origjinal
Publikimi31 maj 2019

Nusja nga Stambolli (Turqisht: İstanbullu Gelin) është një seri televizive turke e vitit 2017 prodhuar nga Cengiz Çağatay dhe me regji nga Zeynep Günay Tan.[1] Është përshtatur nga libri i "Hayata Dön" të Dr. Gülseren Budayıcıoğlu (Kthimi në jetë).

Faruk Boran është një biznesmen i pasur dhe i suksesshëm që jeton në Bursa. Ai është djali më i madh i familjes Boran, një familje shumë e respektueshme dhe e njohur në të gjithë Bursën. Nëna e tij Esma ka një personalitet mbizorëruese që dëshiron ta kontrolloj çdokënd në shtëpi. Ajo nuk kontrollon vetëm shërbëtorët e saj, por gjithashtu edhe të flasën fjalën e fundit sa i përket 4 fëmijëve të saj: Faruk, Fikret, Osman dhe Murat.

Faruku është një djalë që mund ta kundërshtoj nënën e tij kur ka nevojë. Në anën tjetër, Fikreti dëshiron ta kënaq nënën e tij në mënyrë që të fitojë miratimin e saj. Ai është xheloz ndaj Farukut pasi është djali më i madh dhe më i preferuari i familjes. Osmani është një djalë i heshtur, i turpshëm dhe delikat. Ai i jepet pas librave dhe nuk dëshiron të përfshihet në problemet familjare. Murati është djali më i vogël i familjes i cili është i hapur, feminist dhe i shkujdesur.

Esma është e kënaqur me 4 djemtë e saj. Tani ajo dëshiron ta shoh martesën e Farukut dhe të bëhet. Gruaja e Farukut do të ishte zonja e shtëpisë pas Esmës dhe ruaj kulturën familjare të qëndrueshme. Për këtë arsye Esma dëshiron gruaja e tij ta ketë këtë rol. Ipek është një femër nga një tjetër familje të njohur të Bursës.

Ipek është një femër e bukur e cila ka qenë në dashuri me Farukun për një kohë të gjatë, por nuk ka shfaqur ndjenjat e saj. Ajo është nusja e përkryer në të gjitha aspektet: ajo ka sjellje të mira, e heshtur, e pjekur dhe e respektueshme dhe është gati t'i bindet çdo rregull të vendosura nga Esma. Ipek e dinë qëllimin e Esmës dhe nuk largohet qê ta kênaq atê duke qenê nusja e Farukut.

Sidoqoftê, jeta e familjes Boran ndryshon dhe tradita 400 vjeçare tronditet me shfaqjen e Syrejës.

Kur Faruku shkon në Stamboll për biznes, ai rastësisht takon Syrejën. Në fillim Syreja nuk dëshiron të jetë 'kukulla' e tij, por pas përpjekjes që të jetë larg tij, ajo nuk mund të rezistoj fatit që i bashkoi ata dy.

Pa dijeninë e nënës së tij, Faruku sjell Syrejën në shtëpinë e tij si nusja e tij. Familja tronditen me arritjen e tyre. Arritja e Syrejës ndryshon gjithça.[2]

Canlandıran oyuncu Personazhi Epizodet
Özcan Deniz Faruk Boran 1-87
Aslı Enver Syreja Deniz Boran 1-87
İpek Bilgin Esma Boran 1-87
Salih Bademci Fikret Boran 1-87
Dilara Aksüyek İpek Dokuyucu Boran 1-87
Fırat Tanış Adem Sezgin Boran 1-87
Özge Borak Begüm Bakir 4-37
Güven Murat Akpınar Osman Boran 1-87
Berkay Hardal Murat Boran 1-48
Nergis Çorakçı Këjmet 1-87
Hakan Altıner Shahap 1-87
Neslihan Yeldan Senem 1-87
Pelinsu Pir Nurgyl 1-87
Hayal Köseoğlu Zeynep Gyrsoy 1-87
Semra Dinçer Reyhan Sezgin 1-52
Fatih Koyunoğlu Akif 1-87
Ahmet Sabri Özmener Mustafa 1-87
Eren Balkan Gylistan 1-87
Muharrem Türkseven Nazif 1-87
Nilay Erdönmez Asije 1-87
Hira Koyuncuoğlu Bade Boran 1-48
Tamer Levent Garip 18-87
SezoniDita dhe oraFillimi i sezonitFundi i sezonitEpizodat e sezonitViti i sezonitProgrami
Sezoni i parëE premte 20.003 mars 201716 qershor 20171 - 162017Star TV
Sezoni i dytëE premte 20.0022 shtator 20178 qershor 201817 - 532017 - 2018Star TV
Sezoni i tretëE premte 20.0021 shtator 201831 maj 201954 - 872018 - 2019Star TV
  1. Emmy'e aday olan İstanbullu Gelin'in yönetmeni Zeynep Günay Tan: Kalbini açabildiğin zaman vardığın yer evrensel oluyor
  2. "Evermore" (në anglisht). theglobalagency.tv. Marrë më 15 maj 2020.