OJQ ACCESS

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

OJQ ACCESS[1], është shoqatë jofitimprurëse e themeluar sipas Ligjit Nr. 04/L-57, për Lirinë e Asociimit në Organizatat Joqeveritare, në Republikën e Kosovës.


VIZIONI:  Qasje për rininë e Kosovës.

MISIONI: të sigurojë qasje të barabartë për të rinjtë e Kosovës, duke forcuar rolin e tyre në vendimmarrje, rritjen e bashkëpunimit mes të rinjve lokalë, rajonalë dhe ndërkombëtarë dhe t’i fuqizojë ata për të bërë një ndryshim në komunitetet e tyre.


OJQ ACCESS ka implementuar programe të ndryshme në fushën e rinisë[2], të cilat ndër të tjera kanë për qëllim fuqizimin e të rinjve në vendimmarrje, promovimin e demokracisë dhe qytetarisë aktive. Për më shumë ACCESS organizon trajnime profesionale në fushën e ndërmarrësisë inovative përmes teknologjisë, duke mundësuar qasjen e të rinjve në tregun e punës.

OJQ ACCESS angazhohet gjithashtu në promovimin e kulturës dhe trashëgimisë kulturore, nga të rinjtë, përmes platformave digjitale. ACCESS ka krijuar dhe lansuar platformën digjitale "e-culture"[3]. Projekti “e-culture” është realizuar në kuadër të projektit “GrassRoots Action Support” i financuar nga Bashkimi Evropian dhe menaxhohet nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe implementohet nga Inicijativa Kosovare për Stabilitet (IKS), Lens dhe Friedrich Ebert Stifftung (FES).

Vizioni i platformës "e-culture"[4] është digjitalizimi i trashëgimisë kulturore materiale dhe jo materiale (shpirtërore) të Republikës së Kosovës. Promovimi, ruajtja dhe qasja online në vlerat e trashëgimisë kulturore janë vizioni ynë.

Organizata joqeveritare ACCESS është OJQ që kryesisht zhvillon veprimtarinë e saj në rajonin e Mitrovica, përkatësisht në Vushtrria. OJQ ACCESS është partner nga Kosova në projektin ndërkombëtar SETYN - Socially Empowered and Transparent Youth Network[5], duke kontribouar në zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit dhe rrjetëzimit në mes organizatave rinore nga Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Evropian[6].

  1. ^ "Access OJQ | Access OJQ" (në anglishte amerikane). Arkivuar nga origjinali më 15 korrik 2021. Marrë më 2021-07-15.
  2. ^ "Projekte | Access OJQ" (në anglishte amerikane). Arkivuar nga origjinali më 15 korrik 2021. Marrë më 2021-07-15.
  3. ^ "E-Culture – Monumentet Historike". Arkivuar nga origjinali më 15 korrik 2021. Marrë më 2021-07-15.
  4. ^ "E-Culture – Monumentet Historike". Arkivuar nga origjinali më 15 korrik 2021. Marrë më 2021-07-15.
  5. ^ "youthnet.online". youthnet.online (në anglishte amerikane). Arkivuar nga origjinali më 15 korrik 2021. Marrë më 2021-07-15.
  6. ^ "Project consortium". youthnet.online (në anglishte amerikane). 2020-07-08. Arkivuar nga origjinali më 15 korrik 2021. Marrë më 2021-07-15.