Jump to content

OLIM

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kompania "Olim" sh.a. themeluar në vitin 1999, pjesë e AM Group.

Ndërtimi i fabrikës Olim ka filluar në janar 1999, dhe në nëntor 2000 hyri në tregun shqiptar të vajrave vegjetale.

Në kushtet e krijuara, në vitin 2003, kompania rriti kapacitetin e njësisë së rafinimit, nga 45 ton në 70 ton / ditë. Gjithashtu, në vitin 2003 kompania "Olim" është vlerësuar me "Kupën e Artë e Cilësisë".

Kompania "Olim" prodhon vaj luledielli të rafinuar: paketuar në shishe PET 1Litër, 4liters dhe 5 litra.

Në qershor të vitit 2004, është kaluar në një teknologji të vazhduar të rafinimit të vajit "grexho" dhe kapaciteti rafinimit u bë 120 ton / ditë.

Kompania, në qershor të vitit 2005, është çertifikuar nga Menaxhimi i Cilësisë ISO 9001:2000 për Sistemin e rafinimit, magazinimit, paketimit dhe shitjen e vajit të lulediellit dhe misrit dhe nga Menaxhimi i Sigurisë së sistemit HACCP të produkteve ushqimore.

  • 1999 - fillon ndërtimi i fabrikës
  • 2000 - fillon prodhimi i vajit te lulediellit “Olim“ në ambalazh 1 litër
  • 2001 - fillon rafinimi i vajit grexho në linjen e rafinerisë “ batch” 45 ton/24 orë
  • 2003 - rritet kapaciteti i linjës së rafinerisë në 70ton/ orë
  • 2004 - vihet në punë linja e rafinimit të vazhduar 120 ton/ 24 orë
  • 2005 - kompania çertifikohet sipas Sistemet te Menaxhimit te Cilesisë ISO 9001 : 2000 dhe HACCP.
  • 2005 - mbyllet cikli i prodhimit, starton punën reparti i presimit dhe i ekstraksionit

Ndodhet në Gjokaj, Tiranë, 15 km larg qendrës së Tiranës, 7 km larg aeroportit ndërkombëtar të Rinasit dhe 20 km larg portit më të madh të Shqipërisë, portit të Durrësit. Kompania “Olim” është anëtare e AM Group, që aktualisht përfaqëson në Shqipëri, një nga kompanitë më të mëdha të industrisë së lehtë dhe ushqimore. “Olim” ka nisur aktivitetin e saj në shtator 2000 dhe aktualisht ka një kapacitet rafinimi 120 ton vaj luledielli në ditë. Fabrika përbëhet nga këto njësi:

  • Sillosët e magazinimit të lëndës së parë (farës së lulediellit) me një kapacitet 10.000 ton. Sillosët janë prodhuar në Sh.B.A. nga G.S.I. – Grain System International;
  • Reparti i Presimit dhe i Parapresimit, aktualisht me një kapacitet 120 ton/ditë, por që parashikohet të rritet në 240 ton / ditë;
  • Reparti e ekstraksionit, me një kapacitet 100 ton/ditë;
  • Reparti i rafinimit fizik dhe kimik të vajit grexho, me një kapacitet 120 ton/ditë.
  • Dy makina NISSEi ASB (prodhim japonez) që prodhojnë shishet PET 1 litër, me një kapacitet të dyja së bashku deri 6000 shishe/orë.
  • Linja e mbushjes dhe e paketimit AVE – Venetia (prodhuar në Itali) me një kapacitet 5000 shishe 1 litër/orë.

Shpërndarja e vajit “OLIM” realizohet nëpërmjet një rrjeti distributorësh në qytetet kryesore të Shqipërisë. Transporti i mallit tek distributorët dhe tregtarët e shumicës bëhet nëpërmjet mjeteve të transportit që administrohen nga Departamenti i Transportit, pjesë e AM Group-it. Kompania “OLIM” ka zhvilluar dhe vënë në zbatim gjatë vitit 2005:

  • Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë ISO 9001:2000;
  • Sistemin e Sigurisë së Produktit Ushqimor HACCP