Jump to content

OZNA

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga OZN-a)

Drejtoria e Mbrojtjes Popullore, akronimi OZNA (serb. Odsjek za Zaštitu Naroda) shërbim informative i RSF të Jugosllavisë, i themeluar më 13 maj 1944, nën udhëheqjen e Aleksandar Rankoviqit, antarit të lartë të Politbirosë politike dhe bashkëpuntorit të afërt të Josip Broz Titos. Në mars të viti 1946 është riorganizuar në UDB (Upravu državne bezbednosti) dhe KOS (Kontraobaveštajnu službu Jugoslovenske armije) Shërbim i kundërzbulimit të armatës Jugosllave.

Ky formacion shfarosës për shqiptarët, në Kosovë u themelua më 1 shtator 1944. Të gjitha dokumentet e kohës flasin se OZN-a për Kosovë është formuar me kërkesën e “Komitetit Krahinor të Kosmetit” dhe të Komitetit Qëndror të PKJ-së. Për formimin e saj, përgjegjës ishte Aleksandër Rankoviqi, i cili atë ditë i kishte ftuar në një takim - në ishujt Vis të Kroacisë: Miladin Popoviqin (i cili udhëton nga Shqipëria për në Vis), Dushan Mugoshën dhe Spasoje Gjakoviqin. Në këtë takim u vendos që shef i OZN-ës për Kosovë të emrohej Spasoje Gjakoviqi. Me rastin e promovimit të OZN-ës në Kosovë, në radhët e saj ishin edhe tre anëtarë të “Komitetit Krahinor të Kosmetit”: Ali Shukria, Çedo Mijoviqi dhe Sahit Bakalli.


Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]