Jump to content

OZN (Gjilan)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Njëri ndër objektet karakteristike, për të cilin vlen të flitet, është edhe objekti i OZN-së famëkeqe, ndërtesë në kaat e ndërtuar mes dy luftërave botërore, skaj rrugës së tanishme "Adem Jashari", në të cilën është e vendosur "Teknika Popullore" në Gjilan. Ky objekt, në kohëen e Jugosllavisë Mbretërore ishte seli e Gjykatës së Rrethit të Gjilanit, të formuar në shtator 1934, dhe e Prokurorisë shtetërore. Po këtë rol objekti do ta ketë për një kohë edhe pas Luftës së Dytë Botërore, ku njëherësh ishte e vendosur edhe OZN-a (UDB-a) e Rrethit. Në oborrin mprapa këtij objekti ndodhej burgu, ku në fund të vitit 1944 dhe në fillim të vitit 1945, janë burgosur më se 1.000 shqiptarë të pafajshëm, nga pushteti komunist serb, shumica e të cilëve janë likuiduar pa gjyq dhe në mënyra të ndryshme. Objekti ndodhet përballë postës kryesore të qytetit.[1]

  1. ^ Azemi, Aliriza (2015). Gjilani Qendra Anamoravës. Gjilan: pika 5A. fq. 215, 216. ISBN 978-9951-621-04-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)