Jump to content

Oainoni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Oaineoni)
Vendndodhja e Oainonit në Iliri.

Oainoni ose Oaineoni ishte një qytet antik në Iliri, në Shqipërinë e sotme. Ishte një nga qendrat e fisit ilir Penestët (Penestae). Oaineoni mbronte një rrugë të rëndësishme për në Iliri në brigjet e lumit Aratus. Sipas historianit romak Livius, mbreti Perseus i Maqedonisë pushtoi qytetin kur pushtoi Ilirinë në dimrin e vitit 170/169 p.e.s. Jo larg tij ndodhej qyteti tjetër ilir Draudaku.

  • William Smith (1857). Dictionary of Greek and Roman Geography Vol. II (në anglisht). Walton and Maberly. fq. 457. Marrë më 9.10.2008. {{cite book}}: Shiko vlerat e datave në: |access-date= (Ndihmë!)