Jump to content

Objekti i shkollës fillore "Elena Gjika" (Prishtinë)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Versioni i datës 24 shtator 2019 06:56 nga InternetArchiveBot (diskuto | kontribute) (Lidhje të jashtme të shpëtuara: 1 Lidhje të jashtme të etiketuara si të vdekura: 0) #IABot (v2.0)
Objekti i shkollës fillore "Elena Gjika"
Shkolla fillore "Elena Gjika"
LlojiArkitektuale
VendndodhjaPrishtinë, Kosovë
NdërtuarXX
Emri zyrtar: Monument
LlojiNën mbrojtje
Përcaktuar2013
Nr. i referencës2712

Objekti i shkollës fillore "Elena Gjika" është njëri ndër objektet më të vjetra të ndërtuara në qytetin e Prishtinës dhe që nuk e ka ndërruar destinimin që prej fillimit e deri më sot.[1]

Historiku dhe përshkrimi

Ndërtesa e shkollës fillore “Elena Gjika” gjendet në këndin që lidh rrugën “Zenel Salihu” dhe rrugën ish “Emin Duraku”, që shtrihen në kufijtë e zonës historike të qytetit të Prishtinës. Shkolla fillore “Elena Gjika” është ndërtuar në fillim të shek. XX me një stil të ndikuar nga arkitektura austro-hungareze. Është ndërtuar në mënyrë tradicionale me sistem të konstruksionit masiv. Kombinimi i hapjeve katrore dhe harkore në fasadë e bëjnë të veçantë këtë ndërtesë në këtë hapësirë urbane të qytetit. Ndërtesa ka ruajtur masën dhe volumin e saj origjinal, mirëpo me kohë ka pësuar edhe ndryshime: në fasadë është bërë zëvendësimi i dritareve të vjetra me dritare të reja prej materialit të plastikës, të cilat e kanë ruajtur formën dhe ndarjen strukturore të krahëve, si dhe është bërë riparimi i kulmit të ndërtesës. Ndërtesa i ka ende të ruajtura dekoret plastike në fasadën ballore të saj. Që nga ndërtimi e deri më sot nuk e ka ndryshuar funksionin e saj shkollor.[2]

Lidhje të jashtme

Referime