Jump to content

Observatori i Prishtinës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Observatori i Prishtinës
Prishtina Observatory
Prishtina Observatory at night from the sky
Themeluar15 nëntor 1977; 47 vite më parë (1977-11-15)
VendndodhjaPallati i Rinisë dhe i Sporteve, Prishtinë, Kosovë
LlojiObservator astronomik
PronarKomuna e Prishtinës
Klubi i Astronomisë së Kosovës
Faqja zyrtarewww.astroclubkosova.org/home

Observatori i Prishtinës është një observator astronomik që ndodhet në Prishtinë, Kosovë, dhe është pjesë e kompleksit të ndërtesave të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, i ndërtuar në vitin 1977 me përkushtim ndaj zbulimit, kërkimit shkencor dhe praktikës edukative dhe arsimore.

Ai u hap për herë të parë për publikun në mes të nëntorit 1977 nga një grup i quajtur Hulumtuesit e Rinj të Kosovës. Observatori u përdor nga të rinj të apasionuar dhe studiues shkencorë në ish-Jugosllavi, pjesë e një ndryshimi kulturor që solli mundësi të reja për njerëzit, përfshirë komunitetin shkencor të Kosovës. Kulmi i tij në formë kupole u dha qytetarëve të Prishtinës një pamje të yjeve, planetëve, meteoritëve dhe më shumë. [1]

Observatori nuk ishte në përdorim për dekada, por hapësira tani është rikuperuar nga Klubi i Astronomisë së Kosovës (KSHK). [2] Grupi fillimisht u bashkua vetëm si adhurues të astronomisë, me mjete të thjeshta që secili anëtar i grupit kishte në shtëpitë e tyre, duke u rritur ngadalë në një grup më serioz me takime të planifikuara për shikimin e yjeve, diskutime rreth astronomisë dhe mënyra se si grupi mund të ndikojë në komunitetit. [3]

Më datën 13 korrik 2022; 2 vite më parë (2022-07-13) observatori u rihap me mbështetjen edhe të UNMIK-ut dhe Komunës së Prishtinës, pas një mungese 43-vjeçare. [4] Observatori hapi dyert e tij vetëm disa ditë pasi NASA zbuloi pesë imazhet e para me ngjyra dhe të dhënat spektrografike nga teleskopi hapësinor James Webb . [5]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Një kategori në Wikimedia Commons përmban dokumente multimediale për Observatori i Prishtinës.
  1. ^ "Open Tours: Meet me at the Observatory of Prishtina". Manifesta 14 Prishtina (në anglishte amerikane). Marrë më 3 mars 2023.
  2. ^ "Astronomy Club of Kosovo". archive.astronomerswithoutborders.org (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2 qershor 2023. Marrë më 3 mars 2023.
  3. ^ "Observatory of Prishtina". Manifesta 14 Prishtina (në anglishte amerikane). Marrë më 3 mars 2023.
  4. ^ Mottez, Fabrice (2023). "L'Astronomy Club of Kosova". L'astronomie Magazine (në frëngjisht). Société Astronomique de France. Arkivuar nga origjinali më 3 dhjetor 2023.
  5. ^ Zeqiri, Ardita (14 korrik 2023). "Observatory of Prishtina reopens its doors". Prishtina Insight (në anglisht).