Jump to content

Oda Shqiptare

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Në odë të burrave, dhomën e miqve, që Kadare e trajton, karakterizon si një shkollë të parë të brezave të rinj për të hyrë në jetë, si parlament të tyre të parë... nuk bëhen çfarëdo bisedimesh... si per shembuull Oda shqiptare ishte vendi (ku ishte kalitur hallkë pas hallke ndejat me njerëz të ndryshëm - dijetarë e atdhetarë) ku i morëm xixat e para të ndjenjës së dashurisë për Kosovën, për Nënën Shqipëri, për heronjtë kombëtar : Skënderbeun, Hasan Prishtinën, Isa Boletinin. Aty mësohej historia e vërtetë kombëtare, meqë oda ishte edhe shkollë, edhe mejtep, edhe xhami, edhe universitet edhe kuvend...

Oda pa mysafir thuhej si ara pa farë.

Në odat shqiptare rrëfehej e kaluara e jonë heroike përmes epizodash të ndryshmet trimërie nga gjyshërit, axhallarët tanë, nga mysafirët e ndryshëm, që gjithmonë ishin të mirëseardhur në odat tona. “Oda pa mysafir thuhej si ara pa farë”. Aty hidhej fara e dashurisë për vendin, për njerëzit. Aty hidhej fara e besnikërisë, bujarisë, trimërisë, guximit, durimit, mikpritjes ; aty flitej edhe për mikun edhe për armikun ; aty flitej edhe për ata që “historia” që mësonim ne në shkolla, i quante armiq të popullit, armiq të socializmit, armiq të vetëqeverisjes, e armiq të vllazërimbashkimit, kurse ata ishin bijtë më të mirë të Kosovës.

Oda Shqiptare Ishte : Alfabet-shtyp kombëtar; i vetmi institucion kulturor e politkë në gjuhën Kombëtare : aty mendohej, trajtohej, bisedohej, kuvendohej, merreshin vendime, këshillime, lindëshin ide, shprehej, thuhej, krejt çka i duhej një populli, kritika, lavdata, pa ofendime, gjithnjë me qëllime të mira... Në odën shqipater kurrë s’i thuhej një tjetri po gënjen-rrenë, por nëse vërtetë gënjenjte i thuhej : Po nëse qenka ashtu... ose unë mendoj pak më ndryshe.

Në odën e burrave shiheshin, lindëshin, nxiteshin mosmarrveshje dhe konflikte të vogla por edhe mëdha, nga të cilat edhe ato më tragjike... Aty përcaktohej fati i femrës por edhe i mashkullit. Bëheshin dhe prishej martesa, lidhej fati i dy të rinjve, por edhe i shumë familjeve, fiseve, katundeve madje edhe fati i një rajoni por edhe i mbar vendit... Aty e kishte të ndaluar femra shqiptare të hyjë për të thën fjalën për fatin e vet. Këtë të drejtë e kishin vetëm burrat që të vendosin për të... Vazhdon Mblodhi dhe përgatiti