Olen Cesari

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Olen Cesari ka lindur në Durrës. U ngjit në skenë në moshën 5-vjeçare si një virtuoz i lindur dhe në moshën 7-vjeçare dha koncertin e tij të parë recital në teatrin "Aleksandër Moisiu" të Durrësit. Në moshën 10-vjeçare e mbaroi gjithë programin e Liceut Artistik dhe si mbaroi këtë ai ishte i vetmi fëmijë mes studentëve 24-vjeçarë që korrte sfidat në Institutin e Lartë të Arteve. Shteti e dërgoi në Romë të vazhdonte studimet për violinën. Në moshën 18- vjeçare kishte mbaruar 3 konservatore: një në Shqipëri, një në Itali, dhe një në Austri.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Olen Çezari: violinisti gjenial shqiptar i tempujve të muzikës botërore". Albania News. 2018-11-28. Marrë më 2018-11-29.