Jump to content

Oltion Çaçi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Oltion Çaçi është ekspert dhe sipërmarrës i njohur në fushën e turizmit me një përvojë 15 vjeçare në këtë industri. Ai është themelues i rrjetit të hoteleve “Flower Hotels”[1] në Sarandë, Golem dhe Tiranë. Në prill të vitit 2023, ai u emërua si kandidat i Partisë Socialiste për Zgjedhjet Lokale të vitit 2023 për Bashkinë e Sarandës[2].

Oltion Çaçi
U lind në24 Janar 1980
KombësiaShqiptar
ArsimiKiev, Ukrainë
Njohur përEkspert dhe sipërmarrës në fushën e turizmit, Kryetar i Sektorit të Hotelerisë në Unionin Turistik Shqiptar, Kandidat i Partisë Socialiste në Bashkinë Sarandë
TitulliKryetar i Bashkisë Sarandë
Partia politikePartia Socialiste e Shqipërisë
Faqja në rrjetoltioncaci.com

Jeta dhe arsimimi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Oltioni ka lindur në Shqipëri në vitin 1980. Ai ndoqi arsimin e lartë në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, të Universitetit Kombëtar të Kievit, Taras Shevchenko, duke vazhduar më tej specializimin shkencor për të Drejtën Ndërkombëtare Publike.

Me një përvojë të gjatë dhe një rekord të provuar të suksesit në menaxhimin dhe rritjen e bizneseve, Oltioni është një figurë e rëndësishme në industrinë e turizmit në Shqipëri [3]dhe për këtë ai ka shërbyer dhe si Kryetar i Sektorit të Hotelerisë[4]Unionin Turistik Shqiptar, duke treguar përkushtim në promovimin e turizmit dhe zhvillimin ekonomik rajonal. Ai flet pesë gjuhë dhe është njohës i mirë i diplomacisë ndërkombëtare.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ "Flower Hotels & Resorts", Wikipedia, 2023-05-03, marrë më 2023-05-03
  2. ^ "Oltion Çaçi, kandidati i sfidës në Sarandë!". dritare.net. Marrë më 2023-05-01.
  3. ^ "Pushuesit presin plazhin, administratori turistik Oltion Caci: Ka kërkesa, por janë në pritje të hapjes së kufijve". Euronews Albania (në anglishte amerikane). 2020-05-26. Marrë më 2023-05-03.
  4. ^ "Board of Directors – ATU" (në anglishte amerikane). Marrë më 2023-05-03.