Jump to content

OpenAI

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
OpenAI
Llojikompani private
Themeluar në11 dhjetor 2015; 9 vite më parë (2015-12-11)San Francisko
Themeluesi
Zyrat qendrore,
SHBA
Njerëzit kyç
Fitimet
  • Increase US$28 milion (2022)
Total assets
  • Decrease US$-540 milion (2022)
Numri i punëtorëve
1700 (2024)
Faqja e internetitwww.openai.com

OpenAI është një laborator kërkimor amerikan për inteligjencën artificiale (IA), i përbërë nga organizata jofitimprurëse OpenAI Incorporated (OpenAI Inc.) dhe dega e saj fitimprurëse OpenAI Limited Partnership (OpenAI LP). OpenAI merret me kërkime në fushën e inteligjencës artificiale për të përparuar dhe zhvilluar një IA miqësore, që do të sjellë dobi për të gjithë njerëzimin. Misioni i deklaruar i OpenAI-t është të zhvillojë inteligjencë artificiale të përgjithshme "të sigurt dhe të dobishme," të cilën e përkufizon si "sisteme plotësisht autonome që tejkalojnë njerëzit në shumicën e punëve me vlerë ekonomike."

Organizata u themelua në San Francisko më 2015 nga Sam Altman-i, Reid Hoffman-i, Jessica Livingston-i, Elon Musk-u, Ilya Sutskever-i, Peter Thiel-i dhe të tjerë. [1] Musk u largua nga bordi drejtues në vitin 2018, por mbeti një donator i organizatës. Në vitin 2019, Microsoft investoi një miliard dollarë në OpenAI LP-në, ndërsa një investim i dytë me afat shumëvjeçar filloi në janar 2023, me vlerë të raportuar prej 10 miliardë dollarësh.

Hulumtimet e OpenAI zakonisht përqendrohen në të mësuarit përforcues. OpenAI konsiderohet një konkurrent i rëndësishëm i DeepMind. Puna e parë për transformatorin prodhues të para-stërvitur (shkurt. ang. GPT) si një modeli gjuhësor u shkrua nga Alec Radford-i dhe kolegët e tij [2] dhe u publikua si një parapublikim në faqen zyrtare të OpenAI më 11 qershor 2018 [3]. Kjo punë tregoi se si një model gjuhësor prodhues mund të fitojë njohuri të përgjithshme dhe të përpunojë varësi në shkallë të gjerë nëpërmjet para-trajnimit në tekst të vazhdueshëm mbi tematika të larmishme.

GPT-2 u publikua për publikun në nëntor 2019, GPT-3 iu dha ekskluzivisht Microsoft-it në shtator 2020, dhe chatbot-i ChatGPT [4] u lançua në nëntor 2022, duke fituar popullaritet të shpejtë. Në mars 2023, OpenAI njoftoi lançimin e GPT-4. DALL-E [5] është një model transformator që krijon imazhe bazuar në përshkrime tekstuale. Ky model u lançua nga OpenAI në janar 2021. CLIP [6] bën të kundërtën, duke krijuar përshkrime për një imazh. Në vitin 2019 u lançua MuseNet për krijimin e pjesëve muzikore, ndërsa në vitin 2020 Jukebox [7], i cili prodhon muzikë me vokale.

  1. ^ "OpenAI, the company behind ChatGPT: What all it does, how it started and more". The Times of India (në anglisht). 2023-01-25. ISSN 0971-8257. Marrë më 2024-12-06.
  2. ^ "Improving Language Understanding by Generative Pre-Training" (PDF) (në anglisht).
  3. ^ "Improving language understanding with unsupervised learning". openai.com (në anglishte amerikane). Marrë më 2024-12-06.
  4. ^ "Introducing ChatGPT". openai.com (në anglishte amerikane). Marrë më 2024-12-06.
  5. ^ "DALL·E: Creating images from text". openai.com (në anglishte amerikane). Marrë më 2024-12-06.
  6. ^ "CLIP: Connecting text and images". openai.com (në anglishte amerikane). Marrë më 2024-12-06.
  7. ^ "Jukebox". openai.com (në anglishte amerikane). Marrë më 2024-12-06.