Elon Musk

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Elon Musk
Elon Musk në Londër, Korrik 2018
U lind në (1971-06-28) 28 qershor 1971 (52 vjeç)
ShtetësiaAfrikano-Jugore (1971), Kanadeze (1989), Amerikane (2002)
ShkollimiQueen's University
University of Pennsylvania
ProfesioniSipërmarrës, inxhinier, shpikës, investitor
TitulliCEO dhe CTO i SpaceX
CEO dhe arkitekt i produkteve në Tesla, Inc.
Pronar i SolarCity
Bashkë-pronar i OpenAI
Bashkëshorti/jaJustine Musk (m. 2000; div. 2008)
Talulah Riley (m. 2010-div. 2008; m. 2013-div. 2016)
Fëmijë6 djem
Nevada (l. 2002, v.2002)
Griffin (l. 2004)
Xavier (l. 2004)
Damian (l. 2006)
Saxon (l. 2006)
Kai (l. 2006)
Prind/ërMaye Musk (mamaja)
Errol Musk (babai)

Elon Reeve Musk (lindur më 28 qershor, 1971) është një biznesmen dhe investitor. Ai është themeluesi, CEO, dhe CTO i SpaceX; bashkë-themeluesi, CEO, dhe arkitekti i produkteve i Tesla, Inc.; pronari dhe CTO i X Corp.; themeluesi dhe pronari i The Boring Company dhe xAI bashkë-pronari i OpenAI; bashkë-themeluesi i Neuralink dhe OpenAI dhe president i fondacionit "Musk Foundation". Ai është njeriu më i pasur në botë me një pasuri prej rreth 211 miliardë dollarësh.[1][2]

Elon Musk ka deklaruar se qëllimet e SolarCity, Tesla, Inc., dhe SpaceX rrotullohen rreth vizionit të tij për të ndryshuar botën dhe njerëzimin. Qëllimet e tij përfshijnë reduktimin e ngrohjes globale nëpërmjet prodhimit dhe kosnumimit të energjisë së qëndrueshme, dhe reduktimin e "rrezikut të zhdukjes së njerëzve" duke e "bërë jetën multi-planetare" duke vendosur një koloni njerëzore në mars.

Jeta e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fëmijëria e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Musk lindi më 28 qershor, 1971, në Pretoria, Transvaal, Afrikë e Jugut, i biri i Maye, një modele nga Regina, Saskatchewan, Kanada; dhe Errol Musk, një inxhinier elektromekanik i lindur në Afrikën e Jugut. Ai ka një vëlla më të vogël, Kimbal (lindur më 1972), dhe një motër më të vogël, Tosca (lindur më 1974). Gjyshja e tij nga ana e babait ishte Britanike. Pasi prindërit e tij u divorcuan në vitin 1980, Musk jetoi më së shumti me të atin në disa vende të Afrikës së Jugut.

Në moshën 10-vjeçare, ai zhvilloi një interes për kompjuterat nëpërmjet Commodore VIC-20. Ai e mësoi vetë programimin kompjuterik dhe kur ishte 12 vjeç, shiti kodin e një video loje bazuar në gjuhën BASIC të quajtur Blastar te një revistë e quajtur PC and Office Technology për rreth $500.

Musk ngacmohej shumë gjatë fëmijërisë, madje njëherë u dërgua në spital pasi një grup djemsh e hodhën nga shkallët dhe e rrahën derisa humbi ndjenjat.

Musk fillimisht u edukua në shkolla private, duke shkuar në Waterkloog House Preparatory School. Musk më vonë u diplomua në Pretoria Boys High School dhe u shpërngul në Kanada në qershor të vitit 1989, pak para ditëlindjes së tij të 18-të, pasi mori nënshtetësinë Kanadeze nëpërmjet mamasë së tij të lindur në Kanada.

Universiteti[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në moshën 19-vjeçare, Musk u pranua në Queen's UniversityKingston, Ontario, për studimet universitare. Në vitin 1992, pasi kaloi dy vite në Queen's University, Musk u transferua në University of Pennsylvania, ku, në moshën 24-vjeçare, ai u diplomua për fizikë dhe ekonomi.

Në 1995, kur ishte 24 vjeç, Musk u shpërngul në Kaliforni për të nisur doktoraturën për fizikë të aplikuar dhe shkenca materiale në Stanford University, por e la programin pas dy ditësh për të ndjekur ambiciet e tij sipërmarrëse në fushat e internetit, energjisë së rinovueshme dhe hapësirës. Në vitin 2002, ai u bë një qytetar Amerikan.

Karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Zip2[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1995, Musk dhe vëllai i tij, Kimbal, filluan Zip2, një kompani interneti, me paratë e një grupi të vogël investitorësh.[3] Kompania zhvilloi dhe reklamoi një guidë qyteti në internet për industrinë e gazetave.[4] Musk siguroi kontrata me The New York Times dhe me Chicago Tribune, dhe i mbushi mendjen drejtuesve të bordit të braktisnin planin për shkrirjen e kompanisë me CitySearch.[5] Ndërkohë që ishte te Zip2, Musk dëshironte të bëhej CEO, por asnjë nga drejtorët e bordit nuk do e lejonte. Në shkurt të vitit 1999[6], Compaq bleu Zip2 për $307 milion në para të thata dhe $34 milion në mundësi aksionesh. Musk përfitoi $22 milion nga shitja, prej pjesës së tij 7% në kompani.

X.com dhe PayPal[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në mars të vitit 1999, Musk bashkë-krijoi X.com, një kompani për shërbime financiare online dhe pagesa me email, me $10 milion nga shitja e Zip2. Pas një viti, kompania u bashkua me Confinity, e cila kishte një shërbim për transferta parash të quajtur PayPal. Kompania e shkrirë u fokusua në shërbimin PayPal dhe u riemërtua PayPal në vitin 2001. Rritja e hershme e PayPal u bë kryesisht me anë të një fushate virale marketingu ku klientët e rinj anëtarësoheshin kur merrnin para përmes shërbimit. Në tetor të vitit 2000, Musk u rrëzua nga roli i CEO (megjithëse qëndroi në bord) për shkak të mosmarrëveshjeve me udhëheqësit e tjerë të kompanisë, sidomos prej dëshirës së tij për ta kaluar infraskturën e PayPal nga me bazë UnixMicrosoft Windows. Në tetor të 2002, PayPal u ble nga eBay për $1.5 miliard në vlerë aksionesh, nga të cilat Musk mori $165 milion. Para shitjes, Musk, i cili ishte aksioneri më i madh i kompanisë, zotëronte 11.7% të aksioneve të PayPal.[7]

Në korrik 2017, Musk bleu domain-in x.com nga PayPal për një shumë parash të pazbuluar, duke thënë se ka një vlerë sentimentale për të.

SolarCity[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Musk dha konceptin fillestar dhe kapitalin financiar për SolarCity, i cili më pas u bashkë-themelua në vitin 2006 nga kushërinjtë e tij Lyndon dhe Peter Rive. Nga viti 2013, SolarCity ishte siguruesi i dytë më i madh i sistemeve të paneleve diellore në Shtetet e Bashkuara. SolarCity u ble nga Tesla, Inc. në vitin 2016 dhe aktualisht është një degë tërësisht e zotëruar nga Tesla.[8][9][10]

Motivimi themelor për krijimin e SolarCity dhe Tesla ishte lufta ndaj ngrohjes globale. Në vitin 2012, Musk lajmëroi se SolarCity dhe Tesla po bashkëpunojnë që të përdorin baterinë e makinave elektrike për të zbutur ndikimin paneleve diellore të çative në rrjetin elektrik, me programin që nisi zbatimin në vitin 2013.[11]

OpenAI[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në dhjetor të vitit 2015, Musk lajmëroi krijimin e OpenAI, një kompani jo-fitimprurëse kërkimore rreth inteligjencës artificiale. OpenAI synon të zhvillojë inteligjencë të përgjithshme artificiale në një mënyrë të tillë që të jetë e sigurt dhe e dobishme për njerëzimin.[12]

Duke e bërë inteligjencën artificiale të disponueshme për të gjithë, OpenAI kërkon të "kundërveprojë korporatat e mëdha të cilat mund të fitojnë shumë fuqi nga zotërimi i sistemeve super-inteligjente përkushtuar ndaj fitimeve monetare, si dhe qeverive që mund ta përdorin inteligjencën artificiale për të fituar pushtet apo dhe për të shtypur popullin e tyre."[13] Musk ka deklaruar se dëshiron të kundërveprojë përqëndrimin e pushtetit. Në vitin 2018, Musk u largua nga bordi i OpenAI për të shmangur konflikte të mundshme me rolin e tij si CEO i Tesla teksa kjo e fundit përfshihet gjithnjë e më shumë me inteligjencën artificiale.[14]

Gjithsesi, në një intervistë me Joe Rogan në shtator 2018, Musk paralajmëroi rreth rreziqeve të zhvillimit pa dallim të inteligjencës artificiale.

Neuralink[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 2016, Musk bashkë-themeloi Neuralink, një kompani neuroteknologjike për të integruar trurin e njeriut me inteligjencën artificiale. Kompania është përqëndruar në krijimin e pajisjeve që mund të nguliten në trurin e njeriut, me qëllimin përfundimtar për të ndihmuar qeniet njerëzore të bashkohen me programet dhe të ruajnë ritmin me përparimet në inteligjencën artificiale. Këto përmirësime mund të rregullojnë kujtesën apo të lejojnë bashkëveprim më të drejtpërdrejt me pajisjet kompjuterike.[15] Musk i sheh Neuralink dhe OpenAI të ndërlidhura: "OpenAI është një kompani jofitimprurëse e fokusuar në zvogëlimin e rreziqeve të inteligjencës artificiale, ndërkohë Neuralink është duke punuar në mënyra për të ngulitur teknologjinë në trurin tonë dhe krijimin e ndërfaqeve tru-kompjuter."[3]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Bloomberg Billionaires Index" (në anglisht). Bloomberg L.P. Arkivuar nga origjinali më 8 korrik 2017. Marrë më 25 korrik 2022.
  2. ^ "Real Time Billionaires". Forbes (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 10 shkurt 2014. Marrë më 27 gusht 2017.
  3. ^ a b Strauss, Neil (15 nëntor 2017). "Elon Musk: The Architect of Tomorrow". Rolling Stone. Arkivuar nga origjinali më 17 gusht 2020. Marrë më 15 nëntor 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Friedman, Josh (22 prill 2003), "Entrepreneur Tries His Midas Touch in Space", Los Angeles Times {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Kidder, David; Hoffman, Reid (2013). The Startup Playbook: Secrets of the Fastest Growing Start-Ups from the founding Entrepreneurs. San Francisco, CA: Chronicle Books. fq. 2224–228. ISBN 978-1452105048. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Junnarkar, Sandeep (16 shkurt 1999). "Compaq buys Zip2". CNET. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "SEC 10-K". PayPal. 31 dhjetor 2001. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Tesla's Acquisition of SolarCity Receives Shareholder Approval". Marrë më 17 nëntor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Early Christmas Present For Elon Musk As Shareholders Bless Tesla-SolarCity Merger". Forbes. 17 nëntor 2016. Marrë më 22 nëntor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Tesla - Current Report". ir.tesla.com. Arkivuar nga origjinali më 20 qershor 2018. Marrë më 7 mars 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ Diggelen, Alison van. "Tesla and SolarCity Collaborate on Clean Energy Storage". KQED. Arkivuar nga origjinali më 16 maj 2012. Marrë më 25 qershor 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ Markoff, John (11 dhjetor 2015). "Artificial-Intelligence Research Center Is Founded by Silicon Valley Investors". The New York Times. Marrë më 15 dhjetor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ Levy, Steven (11 dhjetor 2015). "How Elon Musk and Y Combinator Plan to Stop Computers From Taking Over". Medium/Backchannel. Marrë më 15 dhjetor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ "Elon Musk, who has sounded the alarm on AI, leaves the organization he co-founded to make it safer". CNBC. 21 shkurt 2018. Marrë më 28 shkurt 2018. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ "Elon Musk launches Neuralink, a venture to merge the human brain with AI". The Verge. 27 mars 2017. Marrë më 10 prill 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)