Tesla, Inc.
| Company type | Publike |
|---|---|
| Industry | Industria e automobilëve |
| Founded | 1 korrik 2003 |
| Founder | |
| Headquarters | , |
Key people |
|
| Products | |
Production output | |
| Revenue | |
| Total assets | |
| Total equity | |
| Owner | Elon Musk (13%)[2] |
Number of employees | |
| Subsidiaries | Tesla Automation Tesla Energy (ish SolarCity) [3] |
| Website | tesla |
Tesla, Inc. (njohur dikur si Tesla Motors, Inc.) është një kompani automobilistike dhe energjitike Amerikane me selitë qëndrore në Austin, Teksas. Kompania është e specializuar në prodhimin e makinave elektrike dhe, përmes filialit të saj SolarCity, në prodhimin e paneleve diellore. Kompania operon disa uzina prodhimi dhe montimi, ku mund të veçohet Gigafactory 1 në afërsi të Reno, Nevada, dhe fabrikën kryesore të prodhimit të makinave Tesla Factory në Fremon, Kaliforni. Që nga qershori i vitit 2018, Tesla shet makinat Model S, Model X dhe Model 3, bateritë Powerwall dhe Powerpack, panele diellore, tjegullat diellore, dhe disa produkte të tjera të ngjashme.
Tesla u themelua në korrik të vitit 2003, nga inxhinierët Martin Eberhard dhe Marc Tarpenning, nën emrin Tesla Motors. Emri i kompanisë rrjedh nga inxhinieri Nikola Tesla. Gjatë investimeve fillestare, kompanisë iu bashkua Elon Musk, J. B. Straubel dhe Ian Wright, ku secili prej tyre mund ta quajë veten si bashkë-themelues i saj. Musk, i cili dikur shërbente si kryetar dhe për momentin është shefi ekzekutiv i kompanisë, thotë se e përfytyronte Tesla Motors si një kompani teknologjike dhe një prodhuese e pavarur makinash, me synimin e shitjes së makinave elektrike me çmime të përballueshme për konsumatorin mesatar. Tesla Motors e shkurtoi emrin në Tesla në shkurt të vitit 2017.
Pas 10 viteve në treg, Tesla u rendit si prodhuesi më i mirë në botë i makinave elektrike në vitin 2018 me 245,240 njësi të dorëzuara dhe me 12% të tregut në shitjen e makinave elektrike. Shitjet e makinave të Tesla në SHBA u rritën me 280% nga 48,000 në vitin 2017 në 182,400 në vitin 2018, dhe globalisht u rritën me 138% nga viti 2017.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1 2 3 4 5 "Annual report Form 10-K 2023 Tesla Inc" (në anglisht). 29 janar 2024. Arkivuar nga origjinali më 29 janar 2024. Marrë më 29 janar 2024.
- ↑ Ewing, Jack (16 janar 2024). "Musk Demands Bigger Stake in Tesla as Price for A.I. Work". New York Times (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 29 shkurt 2024. Marrë më 6 mars 2024.
- ↑ Desjardins, Jeff (28 prill 2018). "Here's what the future of Tesla could look like". Business Insider (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 1 maj 2018. Marrë më 22 janar 2020.