Operacioni “Paperclip
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
I bindur se shkencëtarët gjermanë do ta ndihmonin SHBA-në, Presidenti Harry Truman ra dakord në shtator 1946 të autorizonte projektin “Paperclip”. Ky program synonte të merrte në SHBA shkencëtarë gjermanë të zgjedhur, të cilët do të punonin për Amerikën gjatë Luftës së Ftohtë. Më i famshmi i këtyre shkencëtarëve ishte Werner Von Braun, njeriu që ishte truri i krijimit të fotove të hënës, si dhe anëtar i shumë organizatave naziste. Ai gjithashtu kishte një rang të lartë në “SS”. Dosja e tij e hershme e inteligjencës e përshkruante si një “rrezik të sigurisë”. Presidenti Truman kishte kërkuar që shkencëtarët gjermanë të mos ishin të përzier me nazizmin dhe fillimisht mendohej që ata të qëndronin për një kohë të shkurtër, por duke parë njohurinë dhe ekspertizën e tyre, Departamenti i Luftës vendosit’i mbante. Në vitin 1958, ky operacion ishte informacion i zakonshëm për të gjithë dhe madje është përmendur hapur në një artikull të revistës “Time”.