Opus Dei
Opus Dei (lat. "Vepra e Perëndisë") apo me emrin e plotë Praelatura Sanctae Crucis et Opus Dei ( Prelatura e Kryqit të Shenjtë dhe Veprës së Perëndisë) është një organizatë konservative e kishës katolike romake, parimi i saj i fundëm sipas themeluesit të saj është përhapja kudo një "jetë të vetdijshme të thirrjes së përgjithshme në shenjtëri dhe në apostullimin e jetës së përditshme, në mënyrë të veçantë në ushtrimin e punës profesionale dhe mbi një praktikim të jetës së frymëzuar nga një shpirt i vazhdueshëm vdekësimi. Pra, me pak fjalë, organizata thekson se të gjithë besimtarët janë të grishur të bëhen shenjtorë dhe se jeta e rëndomtë është një shteg që të shpie në shenjtëri. Pjesa më e madhe e organizatës prej rreth 87.000 anëtarësh të të dyja gjinive janë njerëz të thjeshtë që drejtohen nga një prelat i zgjedhur nga një mbledhje e përgjithshme e pranuar nga Papa.
Sipas Kodit të së Drejtës Kanonike të vitit 1983, Prelaturat personale përbëhen nga priftërinj, diakonë dhe laikë.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Organizata "Vepra e Perëndisë" u themelua nga prifti Hosemaria Eskriva në Spanjë në vitin 1928 dhe u miratua në vitin 1950 nga Papa Pius XII.