Orjand Abazaj
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Orjand Abazaj është një nga lojtarët më të talentuar shqiptarë.Ai ka lindur në 17 janar 1985 dhe ka dalë nga shkolla e futbollit të K.S.Dinamo ku është stërvitur nga trajneri Ilir Daja.Në moshën 18 vjecare është aktivizuar me Besëlidhjen e Lezhës ku shënoi 9 gola.Më pas ka luajtur me Apoloninë,Shkumbinin,Kastriotin,Tiranën dhe në sezonin 2008/2009 është lojtari më i kërkuar në tregun shqiptar por ai preferoi të bëhet pjesë e Elbasanit duke refuzuar kërkesat e Dinamos(kampione),Tiranës,Vllaznisë,Flamurtarit. Ka luajtur me ekipin U21 të drejtuar nga A.Bushati.Është absolutisht futbollisti me pregatitjen më të lartë fizike në Kampionatin shqiptar sepse ka 10 vjet që stërvitet individualisht nga preparatori i mirënjohur atletik Rauf Dimraj.Luan me këmbën e majtë por përdor mjaft mirë edhe të djathtën.Është lojtar shumë i shpejtë dhe golashënues shumë i mirë.Për shkak se vazhdon studimet e larta në verën e 2007 refuzoi transferimin pran skuadrës së Sionit në kampionatin zvicerian dhe në verën e 2008 refuzoi transferimin në kampionatin rus dhe atë slloven ku u kerkua të aktivizohej pa provë nga Celje.Është lojtar shumë korrekt dhe ka marrë vetëm 1 karton të verdhë në 5 sezonet e luajtura