Përdoruesi:Amaranda Hasanaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ndihmoni që kjo pjesë dhe pjesa Qyteza e Armenit të bashkohen në një artikull të vetëm. {{{2}}}


"Qyteza e Armenit"

Kodra e quajtur "Qyteza e Armenit" gjendet në veri të fshatit me të njëjtin emër dhe në perëndim të qendrës së banuar të Selenicës,në nyjen e bashkimit të lumit Shushicë me Vjosën.

Nga pikëpamja topografike ajo dominon mbi minierat e bitumit të Selenicës ,si dhe fushat e kodrat e ulëta përreth.

Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare ,Vlorë bën të ditur se "i pari që jep disa të dhëna për Qytezën e Armenit ishte Llambi Durholli,ish-drejtori i Muzeu Historik i Vlorës dhe një ndër pionerët e arkeologjisë së këtij qyteti.Në një artikull të shkurtër në Buletinin për Shkencat Shoqërore të viteve 1958 ai bën një përshkrim të kodrës dhe të gjetjeve arkeologjike në të".

Sipas tij, fortifikimi që rrethonte kodrën nuk ruhej më, pasi materiali i marrë nga muri rrethues ishte përdorur për ndërtimin e banesave të fshatit Armen.

Krahas qeramikës së gjetur në terren fhe varrezës antike në pjesën lindore të kodrës,ai përmend një cistermë antike me tulla harkore të lidhura me llaç.Diametri i saj ishte 1,62 m,ndërsa thellësia arrinte deri në 3,5 m.Një informacion të ngjashëm e gjejmë edhe në artikullin e Tanush Frashërit të botuar tek revista "Monumentet" në vitin 1971.

Ndër të tjera me interes është gjetja e 8 monedhave Apoloniale dhe identifikimi i një pjese të nekropolit në anën jugore dhe jugperëndimore të kodrës.

Gjetjet më të hershme që vijnë nga kjo kodër janë fragmente qeramike të shek.lV-lll p.Kr.,si dhe qeramikë e mëvonshme e periudhës romake dhe antikitetit të vonë.Ende nuk është e qartë se me cilin vendbanim antik mund të identifikohet kjo kodër.

[1]

Monument kulturor[2][Gjerësia gjeografike 1]

[3]Gjatë vëzhgimeve në këtë qytezë janë zbuluar se muri rrethues nisur nga fragmenti iruajtur dhe gjurmët e lëna nga themelet e murit,ka ndjekur në anën e rrëpirët buzën e kreshtës, ndërsa në anët e tjera ka vazhduar sipas vijave rrushkulluese.Forma e relievit në majën e kodrës tregon se edhe aty ka pas një fortifikim me përmasa 170 m x 40 m dhe nisur nga prania tjegullave të antikitetit të vonë, fortifikimi duhet të datohet në këtë periudhë.Në shpatin perëndimor kanë dalë në sipërfaqe rrënojat e një sterne,ndërtuar me tulla të harkuara ,kurse në Qafën e Karvanëve kishte mbetje të një varreze të periudhës helenistike.[4]

  1. ^ Shpuza, Saïmir; Dyczek, Piotr (2013). "Shkodër 2012- Gërmimet arkeologjike në qytetin e sipërm dhe të poshtëm". Iliria. 37 (1): 353–358. doi:10.3406/iliri.2013.2450. ISSN 1727-2548. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Monument kulture". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Hasanan, Amaranda (2019). Qyteza e Armenit. Albania: Wikipedia. fq. 3. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Foto e qytezës". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)


Gabim referencash: Etiketat <ref> ekzistojnë për një grup të quajtur "Gjerësia gjeografike", por nuk u gjet etiketa korresponduese <references group="Gjerësia gjeografike"/>