Përdoruesi:Arianit/Livadhi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Sevdije Ahmeti ishte aktiviste shumëvjeçare e çështjeve të grave dhe të drejtave të njeriut. Vdiq më 20 nëntor 2016 në Prishtinë.

Ajo njihet si njëra ndër aktivistet e para për të drejtat e grave në Kosovë, lëvizje që nisi në Kosovë në vitet e ’90-a krahas kërkesës për liri e pavarësi.

Një kohë ka punuar në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, si dhe në Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pasi u shkarkua nga puna më 23 korrik 1989, ajo filloi të punojë për Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut duke përgatitur shumë raporte mbi shkeljet e të drejtave të grave për Amnesty International.

Në vitin 1993, bashkë me Vjosa Dobrunën themeluan Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve, një organizatë që pos ndihmës për nënat dhe fëmijët, ndihmoi shumë edhe në dokumentimin e torturave që pushteti serb bënte ndaj shqiptarëve në përgjithësi, e grave dhe fëmijëve në veçanti. Kjo përfshinte edhe dorëzimin e provave në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë për dhunën seksuale dhe keqtrajtimin e kryer kundër grave të Bosnjës dhe të Kroacisë, kur ato u strehuan si refugjate në Kosovë.

Pas luftës, Ahmeti ishte ndër të parat që inicioi çështjen e të mbijetuarve të dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë.

Veprat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rezymeja mbresëlënëse për të drejtat të njeriut e Sevdije Ahmetit kapi vëmendjen e Colby College, që ndodhet në Waterville, Maine, SHBA. Instituti Oak për të Drejtat e Njeriut i Kolexhit e priti atë si Fellow të tyre në vitin 2001.

Librat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Është autore e librit Meshari.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Koha