Jump to content

Përdoruesi:Eriona Mucolli/sandbox

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Body Area Network

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Body area Network(BAN) gjithashtu i njohur edhe si Wirless Body Area Network(WBAN) apo si Body Sensor Network(BSN) ose edhe si Medical Body Area Network(MBAN) është një rrjet pa tel i pajisjeve kompjuterike të cilat vishen.[1] [2]Wireless Body Area Network(WBAN) lidh nyjet të pavarura (p.sh sensorë dhe aktuatorë) që ndodhen në rroba, në trup ose nën lëkurën e një personi. Rrjeti zakonisht zgjerohet në të gjithë trupin e njeriut dhe nyjet janë të lidhura përmes një kanali komunikimi pa tel.[3]

WBAN ofron shumë aplikacione të reja premtuese në fushën e monitorimit të shëndetit në distancë, kujdesit shëndetësor në shtëpi/(shtëpi shëndetësore), ilaçeve, multimedia, sporteve dhe shumë të tjera, të gjitha këto përfitojnë nga liria e pakufizuar e lëvizjes që ofron WBAN. Në fushën mjekësore, p.sh. një pacient mund të pajisjet me një rrjet pa tel të zonës së trupit të përbërë nga sensorët që vazhdimisht masin funksione specifike biologjike, të tilla si temperatura, presioni i gjakut, rrahjet e zemrës, elektrokardograma(EKG), frymëmarrja  etj. Përparësia qëndron që pacienti nuk duhet të qëndroj në shtrat, por mund të lëviz lirshëm nëpër dhomë dhe mandej të largohet nga spitali për një kohë. Kjo përmirëson cilësinë e jetës për pacientin dhe ul koston e spitalit. Përveç kësaj të dhënat e mbledhura për një periudhë më të gjatë dhe në mjedisin natyror të pacientit, ofrojnë mundësi më të dobishme duke lejuar një diagnozë më të saktë dhe ndonjëherë më të shpejtë. Zhvillimi i teknologjisë WBAN filloi rreth vitit 1995 rreth idesë së përdorimit të teknologjive të rrjetit të zonës personale wirless (WPAN) për të zbatuar komunikimet më afër dhe rreth trupit të njeriut. Rreth gjashtë vjet më vonë, termi “ BAN” u referohej  sistemeve ku komunikim është tërësisht brenda dhe ne afërsi të trupi njerëzor.[4][5]

Standardi i fundit për BAN është IEEE 802.15.6[6]

Problemet me përdorimin e kësaj teknologjie mund të përfshijnë:

  • Kualitetin e të dhënave: Të dhënat e gjeneruara dhe të mbledhura përmes BANS mund të luajnë një rol kryesor në procesin e përkujdesit të pacientit. kjo është thelbësore që cilësia e këtyre të dhënave të jetë e një standardi të nivelit të lartë për të sigurara që vendimet e marra të bazohen në informacionin më të mirë të mundshëm.
  • Menaxhimi i të dhënave: Përderisa Ban-ët gjenerojnë vëllime të mëdha të të dhënave, nevoja për të menaxhuar dhe mirëmbajtur këto grupe të dhënash është me rëndësi të madhe
  • Vlerësimi i sensorit: Pajsijet përhapëse të ndjeshmërisë i nënshtrohet kufizimeve të qenësishme të komunikimit dhe pajisijeve duke përfshirë lidhje jo të besueshme të rrjetit me tela/pa tela, ndëryhrje dhe rezervave të kufiuzara të energjisë. Kjo mund të rezultojë në përcaktimin e grupeve të gabuara të të dhënave të përdoruesit përfundimtar. Ka një rëndesi të madhe, veçanarishtë brenda një fushe të kujdesit shëndetësor që të gjitha leximet e sensorëve të vërteohen. Kjo ndihmon për të zvogëluar gjenerimin e alarmit të rremë dhe për të identifikuar dobësitë e mundshme mbrenda dizajnit të pajisjeve dhe të softuerit.
  • Konsistenca e të dhënave: Të dhënat që qëndrojnë në pajsije të shumta celulare dhe shënime pa tela të pacientit duhet të mblidhen dhe të analizohen në mënyrë të përsosur. Mbrenda rrjeteve të zonës së trupit, grupet e të dhënave vitale të pacientëve mund të fragmentohen në një numër nyjesh dhe nëpër një numër të kompjuterëve personal apo llaptopëve të rrjetuar. Nëse pajisja mobile e një mjeku nuk përmban të gjitha informacionet e njohura, atëherë cilësia e kujdesit për pacient mund të degradohet.
  • Siguria: Do të kërkohej përpjekje e konsiderueshme për të bërë transmetim të Wban-it të sigurt dhe të saktë. Duhet të sigurohet që të dhënat e pacientit "të sigurta" rrjedhin vetëm nga sistemi i WBAN-it të secilit pacient dhe nuk janë të perziera me të dhënat e pacientit tjetër.Të dhënat e gjeneruara nga WBAN duhen të kenë qasje të sigurt dhe të kufizuar. Megjithëse siguria është një përparësi e lartë në shumicën e rrjetve, pak studime janë bërë në këtë fushë për WBAN. Meqenëse WBAN-ët janë të kufizuar në burime për sa i përket fuqisë, kujtesës, shkallës së komunikimit dhe aftësisë llogaritëse, zgjidhjet e sigurisë të propozuara për rrjetin të tjera mund të mos jenë te zbatueshme për WBAN-ët. Konfidencialiteti, vërtetimi, integriteti dhe freskia e të dhënave së bashku me disponueshmërinë dhe menaxhimin e sigurtë janë kërkesat e sigurisë në WBAN. Standardi IEEE 802.15.6 i cili është standardi i fundit për WBAN, u përpoq të siguronte siguri në WBAN përkundër faktit që ka problem të sigurisë.[7]
  • Ndërveprimet: Sistemet WBAN do të duhet të sigurojnë transferimin e të dhënave pa ndërpreje në standarde të tilla si Bluetooth, ZigBee etj. Për më tepër, sistemet duhet të jenë të shkallëzuara të sigurojnë migrim efikas nëpër rrjete dhe të ofojnë lidhje të pandërprerë
  • Pajisjet e sistemit: Sensorët e përdorur në WBAN do të duhet të jenë të ulët në kompleksitetet, të voglël në faktorin e formës, efikas të energjisë të lehtë për tu përdorur dhe të rikonfigurueshëm Pajisjet që ruajnë duhet të lehtësojnë ruajtjen në distancë dhe shikimin e të dhënave të pacientit si dhe qasjen e përpunimin e jashtëm dhe mjetet e analizës përmes internetit.
  • Energjia vs Saktësia: Politika e aktivizimit të sensorëve duhet të përcaktohet për të optimizuar shkëmbin midis konsumit të energjisë të Ban-it kundrejt probabilitetit të klasifikimit gabuar të gjendjes shëndetësore të pacientit. Konsumi i lartë i energjisë shpesh rezulton në vëzhgime më të sakta mbi gjendjen shëndetësore të pacientit dhe anasjelltas.
  • Pushtimi i privatësisë: Njerzit mund të ta konsiderojnë teknologjinë WBAN si një kërcënim të mundshëm për lirinë nëse aplikimet shkojnë përtej përdorimit "të sigurt" mjeksor. Pranimi shoqëror do të ishte çelësi për këtë teknologji që gjen një zbatim më të gjerë.
  • Interferenca: Lidhja pa tela e përdorur për sensorët e trupit duhet të zvogëlojë ndërhyrjen dhe të rrisë bashkëjetesën e pajisjve të nyjeve sensore me pajisjet e tjera të rrjetit të disponueshme në mjedis. Kjo është veçanarishtë e rëndësishme për zbatim në shkallë të gjerë të sistemve WBAN.
  1. ^ "IEEE 802.15 Wireless Next Generation Standing Committee". www.ieee802.org. Marrë më 2021-07-01. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Ullah, Sana; Higgins, Henry; Braem, Bart; Latre, Benoit; Blondia, Chris; Moerman, Ingrid; Saleem, Shahnaz; Rahman, Ziaur; Kwak, Kyung Sup (2012-06-01). "A Comprehensive Survey of Wireless Body Area Networks". Journal of Medical Systems (në anglisht). 36 (3): 1065–1094. doi:10.1007/s10916-010-9571-3. ISSN 1573-689X.
  3. ^ "Wireless Body Area Networks (WBAN) | WAVES". www.waves.intec.ugent.be. Marrë më 2021-06-30. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Implementation of wireless body area networks for healthcare systems". Sensors and Actuators A: Physical (në anglisht). 162 (1): 116–129. 2010-07-01. doi:10.1016/j.sna.2010.06.004. ISSN 0924-4247.
  5. ^ Jones, Valerie M.; Bults, Richard G. A.; Konstantas, D.; Vierhout, P. a. M. (2001-09-18). "Body Area Networks for Healthcare" (në anglisht). {{cite journal}}: Burimi journal ka nevojë për |journal= (Ndihmë!); Burimi ka parametra të panjohur: |1= (Ndihmë!)
  6. ^ https://standards.ieee.org/standard/802_15_6-2012.html. {{cite web}}: Lidhje e jashtme në |website= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh |title= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh |url= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  7. ^ Toorani, Mohsen (2015). Brenner, Michael; Christin, Nicolas; Johnson, Benjamin; Rohloff, Kurt (red.). Financial Cryptography and Data Security. Vëll. 8976. Berlin, Heidelberg: Springer Berlin Heidelberg. fq. 245–260. doi:10.1007/978-3-662-48051-9_18. ISBN 978-3-662-48050-2. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)